Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan 

Maji i Zojës: “Kurrë s’duem me të lëshue!”

Maria është Nëna e Birit, që ai deshi ta mbajë në përvujtëri e fshehtësi gjatë gjithë jetës së saj; Maria ishte e është Nëna jonë, nga e cila nuk u ndamë në shekuj e nuk duam të ndahemi kurrë!

R. SH. - Vatikan

Maria është Nëna e  Birit, që ai deshi ta mbajë në përvujtëri e fshehtësi gjatë gjithë jetës së saj; Maria është burimi i vulosur e Nusja besnike e Shpirtit Shenjt, ku hyn vetëm ai. Maria është shenjtërorja e prehja e Trinisë Shenjte, ku Hyji është i pranishëm më madhërisht e më hyjnisht. Maria është Nëna jonë. Këtë na e kujton edhe kënga e traditës:

“Na ke mbajtë, o Zojë e lume,

gjatë shumë shekujsh, tue ndihmue,

Ndaj të kemi prap ndër zemra

Të duem fort, kurrë s’duem me të lëshue!

 

N’ kujtim tand, që aq fort të dona.

Papushim do të këndojmë në haré,

T’falna Mëri, o Nanë e jona,

Mos na lësho Zojë, rri me ne!

 

Na prit  prap, do të vijmë patjetër,

Në maj, çdo ditë, te Kisha e vjetër!”.

04 maj 2020, 11:28