Kërko

2019.12.24 Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari – Albania (redazione albanese) 2019.12.24 Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari – Albania (redazione albanese) 

Imzot Massafra kujton Shën Gjon Palin II në 100-vjetorin e lindjes

Shkodër Imzot Angelo Massafra kremtoi “Meshën e Shenjtë për ta falënderuar Hyjin për dhuratën e Papa Gjon Palit II, për dashurinë e tij ndaj Shqipërisë, për vizitën e tij në Shkodër më 25 prill 1993 dhe për faktin se më ka shuguruar Ipeshkëv më 6 janar 1997. Për lavdi të Hyjit Atë. Amen”. Shkruan imzot Massafra në njoftim botuar në faqen e kryedioqezës Shkodër-Pult në FB.

R.SH. - Vatikan

Sot në mëngjes, në orën 8.00 në Kapelën e Arqipeshkvnisë Shkodër Imzot Angelo Massafra kremtoi “Meshën e Shenjtë për ta falënderuar Hyjin për dhuratën e Papa Gjon Palit II,  për dashurinë e tij ndaj Shqipërisë, për vizitën e tij në Shkodër më 25 prill 1993 dhe për faktin se më ka shuguruar Ipeshkëv më 6 janar 1997. Për lavdi të Hyjit Atë. Amen”. Shkruan imzot Massafra në njoftim botuar në faqen e kryedioqezës Shkodër-Pult në FB.

"Ftoj – shkruan akoma imzot Massafra – të gjithë besimtarët të bashkohen me mua që ta falënderojmë Hyjin për dhuratën që i ka bërë Kishën në personin e Shën Gjon Palit II".

Kujtojmë se Papa Shën Gjon Pali II e pati posaçërisht pёrzemёr Shkodrën martire e besnike, vatër feje, vëllazërimi, kulture e qytetërimi. Karol Wojtyla e kishte pёrjetuar personalisht atë ç’ka bёri sistemi komunist i imponuar Poloni, Shqipëri dhe vende të Evropës Qendrore Lindore. Kёshtu, gjatё asaj vizite historike të 25 prillit të vitit 1993 në Shkodër, Papa Shën Gjon Pali II Kishës katolike shqiptare të martirizuar, i dha hierarkinë e parë të pas diktaturës së komunizmit, ndërsa në Sheshin Skënderbe në Tiranë, klasës udhëheqëse të vendit, i tregoi udhën e demokracisë së mirëfilltë, ndërsa të gjithë qytetarëve, u kujtoi vlerën e vëllazërimit dhe të harmonisë vërtetë të larmishme e pluraliste fetare e shoqërore, si thesar për të sotmen e të nesërmen.

18 maj 2020, 14:33