Mons-George-Frendo---arcivescovo-di-Tirana2aem.jpg

Imzot George Frendo i fton besimtarët në Kishë. Vijon respektimi i masave për koronavirusin

Imzot George Frendo, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit e kryetar i Konferencës Ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë, u bën thirrje të gjithëve, që nga data 19 maj, sikur kanë vendosur Ipeshkvijtë e Kishës katolike të Shqipërisë në mbledhjen e tyre të fundit të hënën e kaluar, 19 maj, në Tiranë, t’i mbushin sërish Kishat e të marrin pjesë në Meshë e në kremtime, siç nënvizon në intervistën dhënë për Radio Vatikanin – Vatican News, bashkëpunëtorit tonë, Elidon Dodajt.

R.SH. - Vatikan

Kisha Katolike në Shqipëri hapi dyert e saj për besimtarët, në këto kohë, kur pandemia e koronavirusit ka hyrë në fazën e saj të dytë. Gjatë fazës së parë, besimtarët e çdo feje nuk mund të merrnin pjesë në kremtimet fetare, pasi kjo do të përbënte grumbullim njerëzish, me rritjen e mundësisë për përhapjen e infektimit.

Tashmë, sipas deklaratës së ipeshkvijve të Shqipërisë, në fund të Asamblesë së tyre të përgjithshme, më 19 maj, të gjithë ata që deri dje mund të merrnin pjesë Meshën vetëm përmes internetit e mediave, mund të shkojnë në Kishë e të marrin pjesë në kremtimin e Eukaristisë, të Sakramenteve dhe të ulen në gjunjë për t’iu lutur Jezu Krishtit para të Shenjtnueshmit Sakrament.

Pandemia nuk lejoi hyrjen në vendet e kultit, por e rriti etjen e njerëzve për ta takuar Zotin, edhe fizikisht në Eukaristi e Sakramente.

Kryetari i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, imzot George Frendo, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit, u bën thirrje të gjithë besimtarëve të mbushin sërish Kishat e të marrin pjesë në Meshë e në kremtime tjera liturgjike, siç nënvizon në intervistën dhënë për Radio Vatikanin – Vatican News, bashkëpunëtorit tonë, Elidon Dodajt

Imzot George Frendo në intervistën për Radio Vatikanin – Vatican News, dhënë bashkëpunëtorit tonë, Elidon Dodajt
20 maj 2020, 18:18