George Frendo arcivescovo di Tirana e presidente conferenza episcopale d'Albania3aem.jpg

Imzot George Frendo: bashkohemi me lutjen e 14 majit, për fundin e pandemisë

Edhe katolikët e Shqipërisë do të bashkohen me besimtarët e botës më 14 maj, në Ditën Botërore të lutjes, agjërimit dhe e veprave bamirëse, për çlirimin e globit nga koronavirusi. Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit, ua ka propozuar nismën edhe bashkësive të tjera fetare.

R.SH. - Vatikan

Edhe katolikët e Shqipërisë do të bashkohen me besimtarët e botës më 14 maj, në lutjen universale të të gjitha feve drejtuar të njëjtit Zot, për fundin e pandemisë, shkaktuar nga koronavirusi. Me vetëdijen se lutja është “arma më e mirë”, krerët e të gjitha besimeve fetare u kanë kërkuar bashkësive të tyre, t’i përgjigjen kërkesës së Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor - fryt i nënshkrimit të Dokumentit të 4 shkurtit 2019 nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azharit, Ahmed Al-Tayyeb - për t’u lutur, për të agjëruar e për të bërë vepra bamirëse më 14 maj, në Ditën Botërore, që synon t’i përfshijë të gjithë ata, që besojnë në Zotin e në të mirën, në britmën e përgjëruar të njerëzimit drejtuar të Tejetlartit për ta ndalur përhapjen e Covid-19.

Në një intervistë të Elidon Dodajt, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit, u bën thirrje besimtarëve katolikë, por edhe bashkësive të tjera fetare në Shqipëri, të marrin pjesë në këtë lutje korale. Ta dëgjojmë…

Imzot George Frendo në mikrofonin e Elidon Dodaj nga Tirana

 

13 maj 2020, 09:38