Imzot George Frendo: bashkohemi me lutjen e 14 majit, për fundin e pandemisë
R.SH. - Vatikan
Edhe katolikët e Shqipërisë do të bashkohen me besimtarët e botës më 14 maj, në lutjen universale të të gjitha feve drejtuar të njëjtit Zot, për fundin e pandemisë, shkaktuar nga koronavirusi. Me vetëdijen se lutja është “arma më e mirë”, krerët e të gjitha besimeve fetare u kanë kërkuar bashkësive të tyre, t’i përgjigjen kërkesës së Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor - fryt i nënshkrimit të Dokumentit të 4 shkurtit 2019 nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azharit, Ahmed Al-Tayyeb - për t’u lutur, për të agjëruar e për të bërë vepra bamirëse më 14 maj, në Ditën Botërore, që synon t’i përfshijë të gjithë ata, që besojnë në Zotin e në të mirën, në britmën e përgjëruar të njerëzimit drejtuar të Tejetlartit për ta ndalur përhapjen e Covid-19.
Në një intervistë të Elidon Dodajt, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit, u bën thirrje besimtarëve katolikë, por edhe bashkësive të tjera fetare në Shqipëri, të marrin pjesë në këtë lutje korale. Ta dëgjojmë…