Kërko

2019.01.23 Mons Gapser Thaçi arcivescovo di Scutari Imzot Gasper Thaçi kryeipeshkev i Shkodres - 2019.01.23 Mons Gapser Thaçi arcivescovo di Scutari Imzot Gasper Thaçi kryeipeshkev i Shkodres - 

Imzot Gaspër Thaçi në përvjetorin e vdekjes

Më 26 maj bie përvjetori i vdekjes së kryeipeshkvit të Shkodrës, izmot Gaspër Thaçit, i cili ndërroi jetë më 1946. Figurë e madhe kombëtare e kishtare, imzot Gaspër Thaçi qe bari shpirtëror i vërtetë, mbrojtës e kultivues i vlerave kombëtare e kishtare, kulturore e shpirtërore. Dëshmitar i patrembur i fesë në Krishtin e mbrojtës i të vërtetës.

R.SH. - Vatikan

Më 26 maj bie përvjetori i vdekjes së kryeipeshkvit të Shkodrës, izmot Gaspër Thaçit, i cili ndërroi jetë më 1946. Figurë e madhe kombëtare e kishtare, imzot Gaspër Thaçi qe bari shpirtëror i vërtetë, mbrojtës e kultivues i vlerave kombëtare e kishtare, kulturore e shpirtërore. Dëshmitar i patrembur i fesë në Krishtin e mbrojtës i të vërtetës.

Me vdekjen e Imzot Lazër Mjedjes, kryeipeshkvit të Shkodrës, vendin e tij me 19 mars 1936 e zuri Imzot Gaspër Thaçi. Mësimet fillore Imzot Thaçi i kreu në shkollat kishtare të vendlindjes, në Shkodër e pastaj, sikurse edhe shumica e klerikëve të tjerë shqiptarë, vijoi studimet teologjike e filozofike në Insbruk, Austri. Meshën e parë e çoi më 21 nëntor 1911 dhe menjiherë filloi shërbimin si famullitar në dioqezin e Sapës në Nënshat, Dajç e Qelëz të Pukës, ku me 8 dhjetor 1912 ngriti edhe flamurin shqiptar.

Nën drejtimin e tij u organizuan shumë konferenca tepër të rëndësishme me karakter doktrinor e shoqëror që patën për qëllim përgatitjen e besimtarëve katolikë për kohët që po afroheshin nën diktaturën komuniste. Imzot Thaçi qe organizatori i komitetit për kremtimin e festive jubilare të Shna Ndout e të Shën Luigj, si edhe 700-vjetorit të lindjes së Shën Françeskut, ngjarje të cilave, shtypi i asaj kohe u kushtoi vëmendje të veçantë.

Mbylli sytë në Shkodër me 26 maj të vitit 1946 pas një lëngate të gjatë e pasi kishte parë edhe fillimin e martirizimit të Kishës katolike shqiptare nën diktaturën ateiste të komunizmit.
Salikimet u kremtuan me datë 29 të po atij muaji. E ishin salikimet e fundit madhështore që përjetonte Shkodra, me një mesazh të qartë se populli nuk e donte komunizmin.
Imzot Thaçi ashtu si edhe vëllai i tij Kolë Thaçi, përveç misionit ungjillëzues e meshtarak, u dallua edhe në fushën e letërsisë. 

26 maj 2020, 09:54