Kërko

2019.04.19 Passione di Gesù Cristo,  Ecce Homo,  Crocifisso  venerdi santo 2019.04.19 Passione di Gesù Cristo, Ecce Homo, Crocifisso venerdi santo 

Udha e Kryqit Krishtit - Udhë feje

Bëj, o Zot, që ngjarjet e botës/ të rrjedhin sipas vullnetit tënd, në drejtësi e paqe,/ e Kisha jote t'i kushtohet me besim të plotë,shërbimit tënd e çlirimit të njerëzimit! .

R.SH-Vatikan

Meditime rreth Kryqëzimit të Krishtit

Zoti ynë Jezu Krishti është në Kryq. Gjitha Trupi i Tij është mbuluar me plagë. Duart dhe këmbët e Tij janë mbërthyer në Kryq; Koka e Tij e Shenjtë është kurorëzuar me gjemba; i kanë dhënë për të pirë uthull dhe tëmbël. Ndonëse vuajti aq shumë, Ai e di se shumë njerëz do të mbetën indiferentë ndaj kësaj. Dhimbja që sjell ky mendim, ja shtona akoma më shumë vuajtjen fizike.

Perëndia vuajti kaq shumë për mua. Përse vallë dhe unë nuk jam në gjendje të heq dorë nga disa kënaqësi të botës dhe të pranoj pak vuajtje në këtë jetë? Unë e di që Jezusi vuajti kaq shumë për shpagimin e mëkateve të mia dhe akoma shkoj kundër vullnetit të Tij dhe vazhdoj të mëkatoj? Si vallë mundem ta hedh poshtë hirin e Tij dhe të shtoj dhimbjen e Tij?

Jezusi pranoi vuajtjen e shkaktuar nga çdo lloj personi. Apostujt e braktisen, Judenjtë e akuzonin me akuza të rreme, Paganët e mallkonin dhe Kryepriftërinjtë, Zyrtaret, Ushtarët dhe gjithë të tjerët ishin të vendosur për ta vrarë. Për arsyen se Jezusi vuajti që të shpëtojë të gjithë llojet e njerëzve, Ai e pranoi vuajtjen nga të gjithë llojet e njerëzve, duke na përfshirë këtu dhe ne. A nuk e rrit vuajtjen e Tij mungesa jonë e besimit, mëkati ynë dhe mungesa e dashurisë për zemrën e Tij të shenjtë?

Ku ishte Nëna jonë e Bekuar në atë kohë? Ajo po vajtonte pranë Kryqit, duke e parë Birin e Saj të vuajë. Kjo nuk ishte thjesht një dashuri njerëzore mes një nëne dhe birit të saj. Ajo e bashkoi dashurinë e saj për Jezusin me dashurinë për të gjithë njerëzimin, duke e ofruar këtë si një sakrificë para Atit Perëndi për shpëtimin e të gjithë botës. Zonja jone është me te vërtetë Nena e Shpëtimit tonë.

Secili nga në duhet ta imitojë Zonjën tonë të bekuar, duke e parë Jezusin në Kryq. Ne duhet të ofrojmë vuajtjet tona për shpagimin e mëkateve tona dhe ato të të tjerëve, duke kërkuar mëshirë dhe falje dhe te mos dështojmë për t'ju përgjigjur hireve të Jezusit që Ai na i siguroi përmes Pasionit të Tij.

(Shkruar nga Kardinali Kung, gjate 30 viteve te burgimit per shkak te besimit te tij, ne burgjet komuniste te Kines) 

Udha e Kryqit Krishtit - Udhë feje

Në Jezusin e dënuar me vdekje,
do të njohim gjyqtarin universal;
në Të, ngarkuar me Kryq, Shëlbuesin e botës;
në Të të kryqëzuar, Zotërinë e historisë,
Birin e vetë Zotit.

Natë e së Premtes së Shenjtë,
natë e vaktë, e dridhshme e hënës së parë të plotë të pranverës.
Jemi mbledhur në emër të Zotit,
Ai është këtu, me ne, ashtu si na pati premtuar.

Me ne është edhe Shenjta Mari.
Ajo ishte në majë të Golgotës,
si Nënë e Birit që vdiste.
Nxënëse e Mësuesit të së vërtetës
Evë e re rrëzë drurit të jetës.

Grua e dhimbjes,
pranë "Njeriut të dhimbjeve", që e di mirë ç'është vuajtja;
Bijë e Adamit, Motra jonë, Mbretëresha e Paqes.

Nënë e mëshirës, ajo përkulet mbi bijtë e vet
që rishtas janë në rrezik, e janë plot ankth
për t'ua lehtësuar vuajtjet,
për të dëgjuar rënkimet që ngrihen nga mjerimi i tyre;
për t'i ngushëlluar e për të ngjallur shpresën e paqes.

Nga kraharori i shporuar i Shëlbuesit gufon ende gjak;
gjak derdhet e shtohen viktimat
e urrejtjes, të luftës, të terrorizmit.

Bëj, o Zot, që ngjarjet e botës
të rrjedhin sipas vullnetit tënd, në drejtësi e paqe,
e Kisha jote t'i kushtohet me besim të plotë,shërbimit tënd e çlirimit të njerëzimit! .

10 prill 2020, 14:14