Kërko

Crocifissione Crocifissione 

Të meditojmë me Ungjillin e Dielës së Larit ‘A’, Mundimet e Jezusit

O Zot, Jezus,/ mundimet tua/ janë historia e mbarë njerëzimit: / ajo histori në të cilën të mirët poshtërohen, / të butët... kërcënohen, /të ndershmit… shtypen/e ata që e kanë zemrën e pastër, vihen keqas në lojë. /Kush do të jetë fitimtari? / Kush do ta thotë fjalën e fundit? / O Zot Jezus, / ne besojmë se Ti je fjala e fundit: / në Ty të mirët tashmë kanë fituar, / në Ty të butët kanë ngadhënjyer tashmë, / në Ty të ndershmit kurorëzohen/ e zemërpastrit ndrisin si yjet nëpër natë.

R.SH. - Vatikan

MUNDIMI I ZOTIT TONË JEZU KRISHT SIPAS MATEUT (26,14– 27,66)
Në atë kohë, njëri prej të Dymbëdhjetëve - ai që quhet Judë Iskarioti, shkoi te kryepriftërinjtë dhe u tha: “Çka po më jepni e unë po jua dorëzoj?” Ata i caktuan tridhjetë sikla të argjendta. Që atëherë Juda kërkonte rastin e volitshëm për ta tradhtuar. [...] Atëherë Jezusi u kthye te nxënësit e u tha: “Flini tashmë e pushoni! Ja, arriti ora, kur Biri i njeriut po u bie në dorë mëkatarëve. Ngrihuni të shkojmë! Ja, po afrohet tradhtari im!” Ndërsa ai ende po fliste, ja, erdhi Juda - njëri prej të Dymbëdhjetëve, e me të një turmë e madhe e armatosur me shpata e me shkopinj. E kishin dërguar kryepriftërinjtë e pleqtë e popullit. Tashti tradhtari u kishte dhënë këtë shenjë: u kishte thënë. “Ai kë unë të puth - ai është! Atë kapeni!” Menjëherë iu afrua Jezusit e i tha: “Të falem, Mësues!” dhe e puthi. Jezui i tha: “Mik, kryej punën tënde!”Atëherë u afrua turma. Çuan dorë në Jezusin dhe e kapën. [...] 

Mundimet e Jezusit, histori e mbarë njerëzimit

O Zot, Jezus,
mundimet tua
janë historia e mbarë njerëzimit:
ajo histori në të cilën të mirët poshtërohen,
të butët... kërcënohen,
të ndershmit… shtypen
e ata që e kanë zemrën e pastër, vihen keqas në lojë.

Kush do të jetë fitimtari?
Kush do ta thotë fjalën e fundit?

O Zot Jezus,
ne besojmë se Ti je fjala e fundit:
në Ty të mirët tashmë kanë fituar,
në Ty të butët kanë ngadhënjyer tashmë, 
në Ty të ndershmit kurorëzohen
e zemërpastrit ndrisin si yjet nëpër natë. 

O Zot Jezus,
sot po përshkojmë udhën e kryqit tënd,
duke e ditur mirë se është edhe udha jonë.
Por një bindje na ndrit:
udha nuk mbaron mbi kryq,
udha vijon,
shkon në Mbretërinë e Jetës
e në shpërthimin e Gëzimit
që më askush s’do të mund të na e rrëmbejë!

O Jezus, ndalohem mendueshëm
tek këmbët e kryqit tënd:
‘E kam ndërtuar edhe unë me mëkatet e mia!
Mirësia jote, që nuk mbrohet
e pranon të kryqëzohet
është mister që i kalon kufijtë e kuptimit tim
e më prekë thellësisht.

O Zot, ke ardhur në botë për mua,
për të më kërkuar, për të më prirë
drejt përqafimit të Atit:
përqafimit që më mungon!

Ti je Fytyra e mirësisë
e e mëshirës;
prandaj dëshiron të më shpëtosh!

Në shpirtin tim ka tepër egoizëm:
eja me dhembshurinë tënde të pafund!
Në shpirtin tim ka mburrje e ligësi,
eja me butësinë e përvujtërinë tënde!

O Zot, jam unë mëkatari që shpëtimin pret,
Jam djali plëngprishës që duhet të kthehet! 
O Zot ma fal dhantinë e lotëve ndër sy,
Për të gjetur lirinë e jetën
Paqen me Ty e gëzimin me Ty.

O Zot, Jezus,
mundimet tua
janë historia e mbarë njerëzimit:
ajo histori në të cilën të mirët poshtërohen,
të butët... kërcënohen,
të ndershmit… shtypen
e ata që e kanë zemrën e pastër, vihen keqas në lojë.

Kush do të jetë fitimtari?
Kush do ta thotë fjalën e fundit?

O Zot Jezus,
ne besojmë se Ti je fjala e fundit:
në Ty të mirët tashmë kanë fituar,
në Ty të butët kanë ngadhënjyer tashmë, 
në Ty të ndershmit kurorëzohen
e zemërpastrit ndrisin si yjet nëpër natë. 

O Zot Jezus,
sot po përshkojmë udhën e kryqit tënd,
duke e ditur mirë se është edhe udha jonë.
Por një bindje na ndrit:
udha nuk mbaron mbi kryq,
udha vijon,
shkon në Mbretërinë e Jetës
e në shpërthimin e Gëzimit
që më askush s’do të mund të na e rrëmbejë!

O Jezus, ndalohem mendueshëm
tek këmbët e kryqit tënd:
‘E kam ndërtuar edhe unë me mëkatet e mia!

Mirësia jote, që nuk mbrohet
e pranon të kryqëzohet
është mister që i kalon kufijtë e kuptimit tim
e më prekë thellësisht.

O Zot, ke ardhur në botë për mua,
për të më kërkuar, për të më prirë
drejt përqafimit të Atit:
përqafimit që më mungon!

Ti je Fytyra e mirësisë
e e mëshirës;
prandaj dëshiron të më shpëtosh!

Në shpirtin tim ka tepër egoizëm:
eja me dhembshurinë tënde të pafund!
Në shpirtin tim ka mburrje e ligësi,
eja me butësinë e përvujtërinë tënde!

O Zot, jam unë mëkatari që shpëtimin pret,
Jam djali plangprishës që duhet të kthehet! 
O Zot ma fal dhantinë e lotëve ndër sy,
Për të gjetur lirinë e jetën
Paqen me Ty e gëzimin me Ty.

O Zot Jezus,
e Premtja e Madhe është ditë e errët,
ditë e urrejtjes pa arsye,
ditë e vrasjes së të Drejtit!
Po e Premtja e Madhe s’është fjala e fundit:
fjala e fundme
është drita që rindizet
dashuria që fiton mbi çdo urrejtje.

O Zot Jezus,
në sa jetojmë të premten tonë të madhe,
e në të rijeton ankthi i të gjitha të premteve të mëdha,
na jep fenë guximtare të Marisë
për të besuar në vërtetësinë e Pashkëve;
na jep vështrimin e saj të kthjelltë,
për të parë vezullimet
që kumtojnë ditën e fundit të historisë:
“Një qiell të ri e një tokë të re”,
që nisin në Ty,
o Jezus i Kryqëzuar e i Ngjallur! Amen!

04 prill 2020, 11:03