WhatsApp-Image-2020-04-01-at-19.37.35.jpeg

Motër Camilla Maenza: Karitasi i Shqipërisë së Jugut, në ndihmë të nevojtarëve

Masat e marra nga autoritetet e Tiranës kundër përhapjes së koronavirusit po japin rezultatin e shpresuar, pavarësisht se edhe në Shqipëri ka viktima të Covid-19. E ka edhe njerëz në vështirësi, të cilët po ndihmohen nga Karitaset dioqezane të Kishës Katolike, në të gjithë territorin.

R.SH. - Vatikan

Koronavirusi, fatmirësisht,nuk është përhapur shumë në Shqipëri, e cila, që me shfaqjen e rastit të parë, është mbyllur brenda, sipas udhëzimeve të autoriteteve, që duke parë edhe gjendjen në Italinë fqinje e duke u këshilluar me ekspertët, vendosën të marrin masa të skajshme. E, me të vërtetë, ato po japin rezultatin e shpresuar, pavarësisht se edhe në Shqipëri ka viktima të Covid-19.

E në këtë periudhe ka edhe njerëz në vështirësi, të cilët po ndihmohen nga Karitaset dioqezane të Kishës Katolike, në të gjithë territorin. Nuk është e lehtë, pasi shpesh, vështirësive të shkaktuara nga koronavirusi u shtohen atyre, që la pas tërmeti i fuqishëm i nëntorit 2019. Të dëgjojmë, ç’na thotë drejtoresha e Karitasit të administraturës apostolike të Shqipërisë së Jugut, motër Camilla Maenza, e cila shërben që prej 25 vitesh në vend…

Drejtoresha e Karitasit të administraturës apostolike të Shqipërisë së Jugut, motër Camilla Maenza,
02 prill 2020, 10:02