Kërko

Vatican News

Mesazhi i Pashkëve i imzot Ottavio Vitale-s: Zoti na kërkon ta jetojmë Fjalën e Tij

“T’i ndajmë mundimet tona me Zotin e t’ia ofrojmë gjithçka Atij, që të ngjallemi në jetën e re, kur pandemia të marrë fund”: ky, Mesazhi i Pashkëve i ipeshkvit të Lezhës, imzot Ottavio Vitale.

R.SH. - Vatikan

Këtë vit, kur pandemia e koronavirusit na ka detyruar të rrimë në shtëpi dhe t’i shohim kremtimet liturgjike në media, duket sikur nuk është e nevojshme t’i bëjmë urimet e Pashkëve. Kjo është premisa, nga e cila fillon mesazhi i Pashkëve i ipeshkvit të Lezhës, imzot Ottavio Vitale, i cili i nxit besimtarët të meditojnë mbi kuptimin, që merr në këtë kohë, ringjallja e Zotit tonë Jezu Krisht. T’i ndajmë mundimet tona me Zotin e t’ia ofrojmë gjithçka Atij, që të ngjallemi në jetën e re, kur pandemia të marrë fund. Le të dëgjojmë vetë ipeshkvin…

Dëgjo imzot Ottavio Vitale-n...
11 prill 2020, 14:16