Kërko

Mons-George-Frendo-1.jpg

Imzot George Frendo: vlera e jetës në letrën e ipeshkvijve për autoritetet

R.SH. - Vatikan

Nga letra e ipeshkvijve të Shqipërisë drejtuar autoriteteve të vendit në këto kohë koronavirusi, me të cilën ju njohëm dje, del në pah vlera e jetës, në të gjitha aspektet e saj. Në tri pika, ata vënë në dukje anën shëndetësore, anën ekonomiko-shoqërore dhe atë fetare. Në një koment për Radio Vatikanin – Vatican News, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, thekson rëndësinë që i jep Kisha Katolike respektit për jetën që nga zënia deri në fundin e saj të natyrshëm, edhe gjatë kësaj pandemie; nënvizon nevojën për të menduar zgjidhje në ato zona të Shqipërisë ku nuk arrin interneti e fëmijët nuk mund të ndjekin mësimet dhe; shpreh dëshirën për hapjen e vendeve të kultit, natyrisht, duke respektuar masat e sigurisë. Në emër të Këshillit Ndërfetar, imzot Frendo, që është kreu aktual i tij, i ka kërkuar qeverisë së Tiranës të mendohet për shkollat fetare të të gjitha besimeve, të cilat varen nga kontributet e studentëve e në këtë kohë, kur janë mbyllur për shkak të koronavirusit, ndodhen në vështirësi të mëdha. Por të dëgjojmë vetë imzot George Frendon…

Dëgjo imzot George Frendon...
30 prill 2020, 10:12