PHOTO-2020-04-09-15-15-16aem.jpg

Imzot Arjan Dodaj: shërbimi im në Tiranë është kumtimi i Ungjillit sidomos për rininë

Në intervistën e tij me Radio Vatikanin - Vatican News, ipeshkvi i ri ndihmës i Tiranë-Durrësit thekson se në kryeqytet do t’i jepet mundësia t’i shërbejë një pjese të mirë të popullsisë shqiptare, që tashmë banon në zonat e mbuluara nga kryedioqeza, por do të impenjohet edhe në kumtimin e Ungjillit për të rinjtë, të cilët kanë etje të madhe për Zotin.

R.SH. - Vatikan

Në ditën e parë të Treditëshit të Pashkëve, në të cilën, përveç Eukaristisë, kujtojmë themelimin e meshtarisë nga Jezu Krishti, kryedioqeza metropolite e Tiranë-Durrësit ka ipeshkvin e saj të ri ndihmës. Ai është imzot Arjan Dodaj, shuguruar meshtar nga shën Gjon Pali II.

Në intervistën e tij me don David Gjugjën, kryeredaktorin e programit shqip të Radio Vatikanit, ai thekson se në Tiranë, do t’i jepet mundësia t’i shërbejë një pjese të mirë të popullsisë shqiptare, që tashmë banon në zonat e mbuluara nga kryedioqeza, por do të impenjohet edhe në kumtimin e Ungjillit për të rinjtë, të cilët kanë etje të madhe për Zotin. Mesazhi i tij për Pashkë, në këto kohë koronavirusi, është të mos shkurajohemi e ta lëshojmë veten në duart e Krishtit të Ringjallur. Ta dëgjojmë imzot Arjan Dodaj…

Dëgjo intervistën me imzot Arjan Dodajn...
09 prill 2020, 16:52