Kërko

Dievo-Gailestingumo-paveikslas_fotogr.Evaldas-Lasys.jpg

Fillon në Poloni, Java e Mëshirës Hyjnore

“Me mëshirë, të ndërtojmë Kishën e Zotit”: kanë zgjedhur këto fjalë të kardinalit Stefan Wyszynski, ipeshkvijtë polakë, duke i përdorur si parrullë për Javën e Mëshirës Hyjnore, që fillon në gjithë vendin, në të Dielën II pas Pashkëve, më 19 prill.

R.SH. - Vatikan

Është pikërisht kjo e diel, që u ripagëzua nga shenjti polak, Papa Gjon Pali II, si E Diela e Mëshirës Hyjnore. “Mësimet e tij u bëfshin për ne forcë e re shpirtërore, model i gjallë, inkurajim e sinjal, sidomos në realizimin e veprave të mëshirës”: kështu shkruan kryetari i Komisionit për Bamirësinë, në Konferencën Ipeshkvnore Polake, imzot Wiesław Szlachetka, në mesazhin e tij, publikuar në faqen e internetit të episkopatit.

“Impenjohuni në ndihmën shoqërore për vëllezërit tuaj. Hapjuani portat të varfërve dhe të sëmurëve. Përpiquni të shihni nevojtarët përreth jush”, nënvizon prelati, duke kujtuar se Java e Mëshirës Hyjnore është çast për të kërkuar “një reflektim e një vështrim më të kujdesshëm, për të parë më mirë kush ka më tepër nevojë për ndihmën tonë”. Sipas ipeshkvit, ky vit i jashtëzakonshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit, “kjo gjendje me vështirësi të mëdha, ka nxjerrë në pah anën më të mirë të shpirtit njerëzor”.

18 prill 2020, 10:16