WhatsApp-Image-2020-04-06-at-18.37.34.jpeg

Don Gjovalin Simoni: për Pashkë, ta hapim zemrën e të mendojmë për të tjerët

Drejtori i Karitasit të Shkodër-Pultit u kujton besimtarëve se jemi në Javën e Madhe të Pashkëve e se tani, më shumë se kurrë, është çasti për të menduar për të tjerët e për ta hapur zemrën, duke ndihmuar të afërmin në nevojë.

R.SH. - Vatikan

Kisha Katolike në Shqipëri, përmes organizmave të saj, shpërndarë në gjithë territorin, po mundohet t’u vijë në ndihmë njerëzve, që ndodhen në vështirësi në këtë periudhë pandemie nga koronavirusi. Të mbyllur nëpër shtëpi, pa mundësi për të punuar, sidomos ata që nxirrnin vetëm pak para përmes punëve të ndryshme, jo të vazhdueshme, nuk e kanë të lehtë të mbajnë familjen. Drejtori i Karitasit të Shkodër-Pultit, don Gjovalin Simoni, u kujton besimtarëve se jemi në Javën e Madhe të Pashkëve e se tani, më shumë se kurrë, është çasti për të menduar për të tjerët e për ta hapur zemrën, duke ndihmuar të afërmin në nevojë. Ta dëgjojmë…

Ja thirrja e don Gjovalin Simonit...
08 prill 2020, 09:39