Kërko

2020.01.16 2 domenica del tempo 'A' - Vangelo della domenica - Agnello di Dio 2020.01.16 2 domenica del tempo 'A' - Vangelo della domenica - Agnello di Dio 

Dom Pashk Ndoj: Krishti, Qengji Hyjit, ia shlyen mëkatin botёs

Diakoni i dioqezёs sё Lazhёs, me studime nё Romё, dom Pashk Ndoj na ofron njё relfektim mbi “misterin e vdekjes e të Ngjalljes së Krishtit, nga i cili kuptojmë se Hyji nuk e braktisë botën”.

R.SH. - Vatikan

Diakoni i dioqezёs sё Lazhёs, me studime nё Romё, dom Pashk Ndoj na dёrgoi njё relfektim mbi “misterin e vdekjes e të Ngjalljes së Krishtit, nga i cili kuptojmë se Hyji nuk e braktisë botën”, tё cilin po e botojmё

“Ja Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mëkatin botës” ( Gjn 1,29).

Java e madhe në të cilën jemi duke e  kremtuar, misterin e vdekjes dhe ngjalljes së Zotit, është për të gjithë të krishterët kulmi dhe burimi i jetës si të krishterë. Pranimi i të kryqit nuk ka qenë  e lehtë as nga të krishterët e parë, sepse kjo do të ndryshonte mënyrën e të shikuarit të Hyjit. Por kjo duket sikur është edhe sot, misteri i kryqit e cila është i vetmi mjet përmes të cilit ne jemi pajtuar me Hyjin (2 Kor 5,21), është shumë e vështirë për tu pranuar.

Shpesh duket sikur braktiset dimensioni i kryqit të Krishtit, në momentin kur njeriu ka dëshirë të jetë i falur nga Hyji. Por vetëm në misterin e vdekjes dhe ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krishtit ne jemi pajtuar me Hyjin.

 Shpesh njeriu i përballur përpara vuajtjeve të ndryshme dhe plagëve të jetës fillon të mendojë se Hyji, nuk është pjesë e jetës së tij, por edhe për shumë situate të tjera, duket sikur Hyji nuk ka lidhje me botën. Por në misterin e vdekjes dhe të Ngjalljes së Krishtit, kuptojmë se Hyji nuk e braktisë botën. Shën Gjoni në letrën e tij thotë “ Hyji aq fort e deshi botën, sa që e dha NjëLindurin Birin e Tij, kushdo që beson në Të, të mos bjerrë, por ta ketë jetën e pasosur” (Gjn 3,16).

Akti i dhurimit të Krishtit, vepra e Tij e shëlbimit nuk është vetëm për ata që pranojnë ose kanë pranuar besimin e krishterë, domethënë për ata që janë të pagëzuar. Por akti shëlbues i Krishtit vlen për të gjithë, për gjithë gjininë njerëzore, pa përjashtim. Shën Pali në letrën drejtuar Romakëve thotë: “të gjithë kanë mëkatuar, dhe janë përjashtuar nga lavdia e Hyjit” (Rom 5, 23), prandaj, për këtë arsye akti  dhurimit të Krishtit në kryq, do të jetë akti më sublime i dashurisë së Atit për të gjithë bijtë e tij. Për këtë edhe vetë Krishti në darkën e fundit duke paraqitur Atit flinë eukaristike u tha apostujve “ ky është Gjaku im i Besëlidhjes, që do të derdhet për të gjithë” (Mk14,24).

Po ashtu edhe kushtetuta dogmatike Gaudium et Spes në nr. 3 thotë “ Erdhi prandaj Biri, i dërguari prej Atit, i cili na ka përcaktuar në të para krijimit të botës, dhe na ka  thirrur të jemi bij të adoptuar, që në Të, të vendosë çdo gjë në Të (krs Ef 1.4-5 dhe 10).  Për këtë arsye të krijuar në “ Imazhin dhe përngjasimin e Tij” çdo njeri është bërë pjesëmarrës i aktit shëlbues të Krishtit.

Dhe ashtu siç e thotë katekizmi i Kishës Katolike nr. 609 thotë : Kështu në vuajtjen dhe vdekjen njerëzia e tij është bërë instrument i lirë dhe i përsosur i dashurisë së tij hyjnore që dëshiron  shëlbimin e të gjithë njerëzve.  Dhe duke pranuar me vullnetin e tij njerëzor që të bëhet vullneti i Atit, Jezusi pranon vdekjen e tij si shëlbim për t’i «mbartur mëkatet tona në trupin e tij, mbi drurin e kryqit» (1 Ptj 2,24). Dhe autori i letrës së Hebrenjve thotë se “përmes atij vullneti ne kemi qenë shenjtëruar përmes dhurimit të trupit të Jezu Krishtit, një herë e përgjithmonë”(Heb 10,10).

Prandaj ky akt dhurimi bëhet edhe shkak shëlbimi për të gjithë, pa përjashtim, sepse  “Hyji dëshiron që të gjithë të shëlbohen dhe njohjes e së vërtetës” (Krs. 1 Tim 2,14).

11 prill 2020, 17:48