Kërko

 Papa takohet me të rinjtë në Forumin e tyre ndërkombëtar Papa takohet me të rinjtë në Forumin e tyre ndërkombëtar 

DBR-ja dioqezane, në kohën e pandemisë: “Ngreju në këmbë! Edhe nga shtëpia mund të jesh protagonist!”

Dita e 35-të e Rinisë me temë: “I ri, po të them ty, ngreju në këmbë”. u kremtua sot në nivel dioqezan,, në mbarë botën. Të rinjtë, duke mos mundur të jenë fizikisht rreth Altareve të Kishave në dioqezat e tyre, e edhe rreth Françeskut, në Romë, sipas traditës, e ndoqën Atin e Shenjtë përmes trasmetimit të drejtpërdrejtë në streaming e në tv.

R. SH. - Vatikan

Përmes Mesazhit kushtuar kësaj Dite, titulluar “Ngreju në këmbë! Edhe nga shtëpia mund të jesh protagonist!”, Papa u foli përsëri të rinjve  për Jezusin, që e prek tjetrin, për t’i komunikuar jetën. Jezusin, që prek kufomën e një të riu e depërton në realitetin e dëshpërimit, për të qarë me atë, që qan. E thotë: Vetëm kështu mund të jeni të lum!

Na çudit sivjet tema e zgjedhur “I ri, ty po të them, ngreju!” e jo më pak tema e vitit të ardhshëm: “Ngreju, po të bëj dëshmitar të asaj, që ke parë”, e ajo e Takimit Botëror të Lisbonës: “Maria u ngrit e shkoi me nxitim”, vijim i temës së DBR-s së Panamasë. Temat flasin vetë e na kujtojnë se Papa vijon t’i ftojë të rinjtë ta lënë Zotin e ngjallur t’i prekë në zemër e të jetojnë me entuziazmin, me shpresën e bujarinë, që karakterizon rininë.

Fjala “Ngreju”, në kuptimin biblik të tekstit orgjinal të Lukës, ka kuptimin e ringjalljes, të rizgjimit të jetës, për të cilin kanë aq shumë nevojë të rinj e pleq, në këtë kohë kur flitet për vdekjen, e kremtohet Ringjallja! 

05 prill 2020, 14:33