2020.04.03-Padre-Bernard-Caruana---coronavirus-Albania-02.jpg

Atë Bernard Caruana: Pashkë të veçanta, për shkak të koronavirusit, por hov i ri për mision në të ardhmen

Qyteti bregdetar i Durrësit dhe dy tragjeditë, që po përjeton kohët e fundit, në meditimin e dekanit të Kishës së Durrësit, atë Bernard Caruana-s, famullitar i kishës së Shën Dominikut.

Në nëntorin e kaluar, tërmeti, që rrafshoi me tokën shumë shtëpi durrsake, duke i detyruar njerëzit të dalin në rrugë e disa prej tyre të mbeten pa strehë mbi krye, ndërsa tani, pandemia e koronavirusit, që i ka detyruar të mbyllen në shtëpi. Edhe në Durrës, kremtimet liturgjike dhe veprimtaritë kishtare janë pezulluar, por kishat qëndrojnë hapur për ata, që duan të luten, duke respektuar distancën e rregullat. Edhe meshtarët e rregulltarët nuk rrinë duarkryq. Vetë atë Bernard Caruana, së bashku me murgeshat “Bija të Dashurisë së Krishterë”, lëviz në të gjithë famullinë për të parë nevojat dhe për të ndihmuar në kapërcimin e vështirësive. Por le ta dëgjojmë vetë atë Bernardin, në lidhje telefonike me ne…

Dëgjo atë Bernard Caruana-n...

“Ndërsa dyert e shtëpisë, ku banonin nxënësit, ishin të mbyllura...”

Ju përshendes i dashur Don David dhe të gjithë dëgjuesit e Radio Vatikanit. Të falenderoj për ftesën që më mundëson të bashkëndaj me dëgjuesit përvojën tonë në Durrës gjatë fazës më kritike, krijuar nga koronavirusi. Në katër muaj të fundit kemi përjetuar dy momente shumë të forta dhe njëkohësisht të kundërta që kanë tronditur qytetit bregdetar. Duke filluar nga nëntorit e vitit të kaluar kur pothuajse të gjithë njerëzit dolen në rrugë duke pasur frikë të qëndrojnë brenda shtëpitë të tyre kurse tani, jemi ligjërisht të detyruar të qendrojmë brenda shtëpitë tona. Patjeter të gjithë aktivitete, kremtime liturgjike, Mesha e Shenjtë në famulli janë të pëzulluar. Megjithatë kisha jonë qëndron e hapur gjatë gjithë paradites për të gjithë ata, sipas mundësive, që dëshirojnë të lutën në mënyrë personale. Këto ditë është fuqizuar gjithnjë e më shumë perdorimi i rrjeteve sociale. Duhet them që Famullia jonë në fakt, gjithmonë ka vlerësuar përdorimi i rrjeteve sociale si dyer të së vërtetës dhe fesë; hapësira të reja ungjillizimi. Ne, prej kohës, transmetojmë LIVE çdo ditë Meshën e Shenjtë dhe Adhurimin Eukaristik që mbahet çdo të marten. Në këtë kohë kreshmesh shtohet edhe lutja e Udhes së Kryqit – një premtim personal e komunitar për t’i bërë ballë së keqes së bashku më Krishtin në Kalvar. Sikur kjo përshpirtshmëri, në këtë kohë të vuajteve, fiton një kuptim të veçant, më aktual dhe konkret.

Duke respektuar masat që po ndërrmerren në kuadër të kontrolleve kundër përhapjes se virusit, kam pas mundësi që të vizitoj disa familje të varfëra në famullinë tonë. Natyrisht, prania e priftit ka qenë për ta dhe për gjithë lagjen një rast gëzimi në këtë kohë izolimi. Edhe motrat Bijat të Dashurisë së Krishterë janë të angazhuara në terren duke kryer, me kujdes, vizitat pikërisht aty ku paraqitet ndonjë rast urgjente nëvoje. Krishti tha: “Merr kryqin tënd dhe me ndiq”. Në një kohë fatkeqësish natyrore ky është kryqi ynë. Të qëndrojmë pranë atyre që janë të frikësuar, t'u japim shpresën e përjetshme dhe të durojmë dhimbjen bashkë me ta. Besimtaret, përgjithësisht janë të qetë, na ndjekin online për të lutur së bashku dhe mbajmë kontakt nëpermjet botën viturale, për momentin. Njëkohësisht po vazhdojmë me disa mesime biblike javore online dhe në këtë menyrë ecja e formimit të famullisë vazhdon pa ndërprerje.

Mendoj se ndenja më e fort në këtë periudh është ajo e të qenurit vetem, të vetmuar pra ose të braktisur. Të gjithë ata që këto instrumente komunikimi i përdorin në jetën e tyre të përditshme, mund të vënë re se sa nevoja, dëshira, mungesa dhe pyetje ekzistenciale gjenden dhe hasen çdo ditë. Shumë pyetje që ngrihen e thirrje për ndihmë kërkojnë një përgjigje nga ana e atyre që duhet të kujdesen për mirëqenien shpirtërore dhe materiale të njeriut. “Rrjetet shoqërore janë të ushqyera nga aspirata të rrënjosura në zemrën e njeriut” (Benedikti XVI).

Në të vërtetë fakti që këto rrjete sociale quhen network-e sociale ngacmon fuqishëm idenë se identiteti njerëzor si një qenie, si një frymor shoqëror, del në pah në mënyra të ndryshme edhe në realitetet e reja të zhvilluara së fundmi. Çfarë është tjetër kjo përpjekje për të krijuar komunitete virtual, përveçse një aspirate, dëshirë dhe nevojë e madhe e njeriut për të jetuar në komunitet, në shoqëri? Vlerësimi i kësaj dëshire për t’u takuar në këtë “terren” përbën një premisë për të krijuar mundësi takimi edhe në jetën reale, aty ku takimi merr konkretësinë e tij dhe ku tjetri takohet, shihet dhe pranohet në realitetin e tij jetësor.

Mendoj se Kreshmet, sot më shumë së kurrë na kujtojnë që realizimin e të qenurit i krishterë është në fakt një shtegtim që nuk mbaron, me përjetime të reja që e rrisin dhe e pjekin qenien e krishterë. Dhe Fjala e Zotit që po na shoqëron në këtë përiudh, sidomos gjatë Meshës së Shenjtë dhe Liturgjija e Orëve është më të vertet dritë për hapat tanë. Këto ditë, për shëmbull kemi dëgjuar atë tregim prekëse dhe reale ku hebrenjtë, që kishin dalë nga Egjipti, ishin lodhur së shkuari pas Moisiut e kujtonin kohën, kur kishin për të ngrenë, pavarësisht se në skllavëri. Fatkeqësisht, ende qarkullon midis popullit njëfarë nostalgji për të kaluaren, nostalgji për diktaturën! Por në kontekstin më aktuale dhe në këtë situat, izolimi, që po detyron shumë njerëz të shmangin kontaktet, mund të jëtë më të vërtet një lodhje, fizike dhe shpirtërore.

Jemi duke u përgatitur për të kremtuar Javen e Shenjtë të Pashkëve. Padyshim që do të jënë Pashke të veçanta. Pashke me dyer të mbyllura, si Pashkët e para në fakt: “ndërsa dyert e shtëpisë, ku banonin nxënësit, ishin të mbyllura prej frikës së judenjve”. Ne jemi të mbyllura prej frikës se virusit por si atëherë edhe sot vjen Jezusi dhe na përhendet: “Paqja me ju!” (Gj, 20) për të na dhënë një hov të ri duke na dërguar në mision në të ardhmen.

Atë Bernard Caruana O.P.

Famullitar i Kishes se Sh. Dominikut – Durrës

Dekan i Durrësit

 

 

03 prill 2020, 14:46