Kërko

Vatican News
 Fëmijë afrikanë Fëmijë afrikanë 

Afrika: Thirrje e Amecea: Mos i harroni fëmijët!

“Në kohën e pandemisë së koronavirusit, mos i harroni fëmijët!” E kërkon këtë Ameca (Shoqata e anëtarëve të Konferencave Ipeshkvnore të Afrikës Lindore).

R. SH. - Vatikan

“Në kohën e pandemisë së koronavirusit, mos i harroni fëmijët!” E kërkon  këtë, duke ngritur fort zërin, Ameca (Shoqata e anëtarëve të Konferencave Ipeshkvnore të Afrikës Lindore) përmes një note të George Thuku, drejtues i Zyrës për mbrojtjen e të miturve. Nota botohet në internet: “Përballë pandemisë në vijim dhe masave pasuese për parandalimin, që po marrin qeveria dhe autoritetet kishtare - shkruhet në dokument - fëmijët rrezikohen nga forma të ndryshme shpërdorimi. Prandaj duhet të mbeten në qendër të vëmendjes të të gjithë sektorëve të jetës së përditshme, në mënyrë që t’u sigurohet mirëqenia emotive, fizike, shoqërore, ekonomike e shpirtërore.

Ndonëse përqindja e vdekjeve nga Covid 19 ndër të miturit mbetet relativisht e ultë - vijon Thuku – ata e ndjejnë fort ndikimin e pandemisë. Shkolla luan një rol vendimtar mbi jetën e fëmijëve, e tashti që shumica e instituteve edukative janë të mbyllura, për të parandaluar rrezikun e ngjitjes së sëmundjes, ata ndjehen shumë të tronditur. E aq më tepër vuajnë kur u sëmurën pjesëtarët e familjes. Prandaj duhet të jemi jashtëzakonisht vigjilentë - përfundon nota -  e t’i mbrojmë  nga çdo dëmtim i mundshëm”.

17 prill 2020, 13:24