Ravenna, basilica di Sant'Apollinare  Ravenna, basilica di Sant'Apollinare  

Më 28 prill kalendari kujton shën Pjetrin Chanel e shën Luigjin Maria Grinjoni da Monfort

Shën Pjetri Chanel, meshtar e martir, dhe Shën Luigji Maria Grinjoni da Monfort, meshtar.

R.SH. - Vatikan

Më 28 prill, kalendari kujton shën Pjetrin Chanel e shën Luigjin Maria Grinjoni da Monfort

Shën Pjetri Chanel, meshtar e martir, pati lindur në Francë në Cuen, më 12 korrik 1803. Hyri që i ri në seminar dhe shumë shpejt u shugurua meshtar. Deshi të shkonte menjëherë në mision por nuk mundi ta realizonte dëshirën, sepse ipeshkvi i tij kishte nevojë për meshtarë.

Më pas u lidh me meshtarë maristë, të cilët realizonin mesazhin misionar ndër famullitë ku punonin. Sapo iu krijuan mundësitë u nis menjëherë për në Oceani ku nisi të përhapë Fjalën e Zotit. Kur kishte arritur ta ungjillëzonte thuajse të gjithë ishullin e vogël të Autunës, pleqtë fanatikë e martirizuan.  Njihet si pajtor i Oqeanisë. 


Gjithnjë në 28 prill, kalendari kishtar përkujton edhe shën Luigjin Maria Grinjoni da Monfort, meshtar.

I lindur në Francë në vitin 1673, Luigji Maria përshkoi zonat perëndimore të Atdheut duke predikuar diturinë e amshuar, Krishtin e mishëruar e të kryqëzuar dhe duke i mësuar njerëzit të arrijnë tek Jezusi me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar.

Themeloi Misionarët e Shoqërisë së Marisë duke shkruar edhe rregullin përkatës. Vdiq në St. Laurent-sur-Sevre më 28 prill 1716. U shpall shenjt nga Piu XII më 20 korrik 1947.

28 prill 2020, 09:42