2019.04.17 cappella redemptoris mater nella ii loggia del palazzo apostolico in vaticano 2019.04.17 cappella redemptoris mater nella ii loggia del palazzo apostolico in vaticano 

Më 17 prill kalendari përkujton Shën Simeonin Bar Sabbà, martir

Shën Simeoni, ipeshkëv i Seleuçisë në Persi, më vitin 340 kur mbreti persian Sapori II, që persekutoi të krishterët, i detyroi të paguanin dyfishin e taksave, duke parë varfërinë e thellë të njerëzve, nuk pranoi t’i mblidhte taksat. U burgos, u persekutua, së bashku me njëqind shokë ipeshkvij, meshtarë e anëtarë të urdhrave të ndryshme rregulltare. Iu pre koka, pasi i therën para syve të tij, një nga një të gjithë shokët e fesë e të mjerimit, të cilët ai i kishte përforcuar në fe aq, sa ta pësonin me guxim të pashoq martirizimin për Krishtin.

R.SH. - Vatikan

Më 17 prill kalendari kishtar përkujton Shën Simeonin Bar Sabbà dhe Usthazade e shokët, martirë në Persi

Shën Simeoni, i njohur ndryshe me emrin Bar Sabbà, që do të thotë ‘biri i dërstilarit”, u emërua ‘catholikos’ – ‘ipeshkëv’ i Seleuçisë në Persi, menjëherë pas ipeshkvit të mëparshëm, që u shkarkua nga detyra në vitin 324. Në vitin 340 mbreti persian Sapori II, që rifilloi persekutimin e egër kundër të krishterëve, nuk ngurroi t’i detyronte që të paguanin dyfishin e taksave e të mbyllte të gjitha ndërtesat e kultit. Duke parë varfërinë e thellë të njerëzve, Simeoni nuk pranoi t’i mblidhte taksat. I vunë menjëherë prangat.

E hoqën, pastaj, zvarrë para mbretit dhe deshën ta detyrojnë të përulej para e tij e më pas të adhuronte zotin diell. Natyrisht nuk pranoi. E ky mospranim u përdor si pretekst për ta mbajtur në burg, së bashku me njëqind të krishterë të tjerë. Në birucën e burgut, i ngarkuar me zinxhirë, ipeshkvi shenjt arriti të kthente në fenë e krishterë Ustazaden, eunuk i sallës mbretërore dhe edukator i mbretit, i cili më pas do të martirizohej së bashku me atë që e ringjalli për një jetë të re në gurrën e Pagëzimit. 

Simeoni kaloi shumë kohë në burg, së bashku me njëqind shokët e tij, ipeshkvij, meshtarë e anëtarë të urdhrave të ndryshme rregulltare. Iu pre koka, pasi i therën para syve të tij, një nga një të gjithë shokët e fesë e të mjerimit, të cilët ai i kishte përforcuar në fe aq, sa ta pësonin me guxim të pashoq martirizimin për Krishtin.

Në Martiriologun e mëparshëm Romak përmendeshin me emër disa nga shokët e martirizimit të Simeonit, e pikërisht meshtarët Abdaikla e Hanania si dhe zyrtari mbretëror Pusaik. Simeoni kujtohet si kryetar i këtij grupi martirësh në Shkurtoren siriane të vitit 412 si dhe në Martiriologun Romak, që e shënon përkujtimin e martirëve të Persisë më 17 prill. Po në këtë datë kalendari katolik përkujton edhe Ustazaden, që pësoi martirizimin së bashku me shumë të krishterë të tjerë nga të katër anët e Persisë, gjithnjë me urdhër të mbretit Sapori II.

17 prill 2020, 09:43