Kisha e Shën Jozefit në Nazareth Kisha e Shën Jozefit në Nazareth 

Toka e Shenjtë: mbyllen të gjitha vendet e kultit

Emergjenca coronavirus arrin edhe në vendet e kultit më të dashura për të krishterët. Për 14 ditë, derisa të kufizohet rreziku i ngjitjes së sëmundjes, e gjithë Palestina do të jetë e blinduar, sipas vendimit të Patriarkatit latin të Jeruzalemit.

R. SH. - Vatikan

Nuk do të mbyllen vetëm famullitë, kishat, kapelat e shtëpitë rregulltare, por edhe pothuajse çdo vend kulti në Betlehem, Beit Jala, Beit Sahour e Jeriko. Patriarkati latin i Jeruzalemit vendosi të zbatohet në të gjithë Palestinën masa, në përkim me dekretitn e ministrisë palestineze të shëndetësisë, që mori vendim t’i mbyllë shkollat, xhamitë dhe kishat gjatë 14 ditëve, për parandalimin sa më të shpejtë të mundshëm të përhapjes së coronavirusit. E shpjegon këtë, administratori apostolik, imzot Pierbattista Pizzaballa, i cili i fton “bashkësitë e të gjitha  dioqezave në Jordani, Palestinë, Izrael e Qipro të bashkohen në lutje  të njëzëshme”, edhe pasi të kalojë gjendja e emergjencës, e deklaruar në të gjithë vendin nga Presidenti Abou Mazen. Mbyllet edhe Bazilika e Lindjes së Krishtit në Betlehem.

Ftesë për bashkim e lutje

“Të lutemi posaçërisht për viktimat e këtij virusi, e jo vetëm këtu, tek ne, por në mbarë botën”- shkruan imzot Pizzaballa - “Të lutemi edhe për të gjithë ata, që u prekën tërthorazi, duke humbur punën, në një situatë që, edhe pa virusin, nuk ishte për t’u lavdëruar, gjë që krijon vështirësi të reja ekonomike e shoqërore. Në këto çaste - porosit imzot Pizzaballa - duhet të mbetemi të bashkuar e solidarë, sidomos në lutje, por edhe në të gjitha format e tjera të ndihmës e mbështetjes reciproke. Pa dyshuar kurrë në fenë, që është ndihma më e mirë për trupin e për shpirtin!

Njoftohet se edhe në Tokën Shenjte do të ketë kremtime streaming dhe veprimtari të tjera, të transemtuara përmes përdorimit të mediave.

07 mars 2020, 16:14