Kërko

 Ingresso Gesù a Gerusalemme Ingresso Gesù a Gerusalemme 

Shenjtorët e Javës 29 mars - 4 prill

Jezusi na fton me ngulm të gjithëve të dalin nga errësira e burgut, në të cilin janë mbyllur e na fton të marrim pjesë në Jetën e Ringjallur në Ngjalljen e Tij. Ringjallja jonë, nis pikërisht kur vendosim t’i bindemi urdhërit të Jezusit për të dalë në dritë, në jetë.

R.SH. - Vatikan

E diel 29 mars, Kisha katolike kremton tё Dielën e 5-tё e të fundit tё kohës sё Kreshmëve. Gjithnjë më 29 mars, kalendari kishtar përkujton të Lumin John Hambley (Gjon Hëmbli), meshtar e martir. U dënua me vdekje në vitin 1587 gjatë mbretërimit të Elizabetës I, vetëm sepse ishte meshtar. Ungjill e kësaj së Diele të Kreshmëve na propozon tregimin mbi ringjallja e Lazrit nga Jezusi, i cili nuk dorëzohet para varreve, që i hapim me duart tona, me zgjedhjen e së keqes e të vdekjes. Këtë na kujton ringjalljen e Lazrit, sipas Ungjillit të kësaj së diele të pestë të Krezhmëve, për të shpjeguar se të gjithë jemi të thirrur të dalim nga varri, ku na flakën mëkatet tona. Jezusi na fton me ngulm të gjithëve të dalin nga errësira e burgut, në të cilin janë mbyllur e na fton të marrim pjesë në Jetën e Ringjallur në Ngjalljen e Tij. Ringjallja jonë, nis pikërisht kur vendosim t’i bindemi urdhërit të Jezusit për të dalë në dritë, në jetë.

Tё hёnёn më 30 mars, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin Klimaku, shën Leonardin Murialdo, shën Sekonden e shën Amedeun. Liturgjia na kujton se në në ditën e ankthit, shpirti ynë mund të qetësohet vetëm duke thirrur në ndihmë Zotin e duke dëgjuar Fjalën e Tij.

Të martën ë mё 31 mars, kalendari kishtar përkujton shën Balbinën, matronë romane e shën Beniaminin, diakon e martir. 

Tё mërkurën mё 1 prill, kalendari përkujton shën Venancin, ipeshkëv i Salonës e martir dhe shën Ugon, ipeshkëv i Grenoblës.

Tё enjten mё 2 prill,  kalendari përkujton shën Françeskun nga Paola, vetmitar, themelues i Urdhrit të Rregulltarëve të Vegjël dhe Shën Marinën egjiptiane, e shёn Abbondion.

Tё premten mё 3 prill, kalendari përkujton shën Sikstin I papë dhe Shën Rikardin, ipeshkëv i Çiçesterit në Angli.

Tё shtunën  mё 4 prill, kalendari përkujton shën Isidorin, ipeshkëv i Seviljes, doktor i Kishës dhe shën Benediktin Moro, françeskan.

Tё dielën e ardhshme mё 5 prill, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielën e Lartit e të Mundimeve të Zotit tonë Jezu Krishtit, me të cilën hapet Java e Shenjë e madhe e Pashkëve. Me bekimin e palmave e të degëve të ullinjve, këtë të diele të Larit, Kisha katolike nis ritet e së Javës së Shenjtë e të Madhe të Pashkëve, kulm i mbarë vitit liturgjik. Në Meshën e Dielës së Larit e të Mundimeve të Zotit, Kisha na kujton rrugën e Jezusit drejt Kryqit, që nga hyrja e Tij në Jeruzalem, rrethuar nga turma brohoritësh e deri në kryqëzimin e Tij mbi Kryq.

Gjithnjë më 5 prill, kalendari përkujton shën Vinçencin Ferrer, meshtar domenikan dhe shën Irenën nga Selaniku, virgjër e martire.

29 mars 2020, 10:34