Kosovo- Cattedrale Madre Teresa a Prishtina- Madonna Ausliatrice Zoja Ndihmetare Prizren Kosovo- Cattedrale Madre Teresa a Prishtina- Madonna Ausliatrice Zoja Ndihmetare Prizren  

Kisha Katolike në Kosovë rreth pandemisë COVID-19

Kuria ipeshkëvnore e Dioqezës Prizren-Prishtinë në faqen e internetit të revistës ‘Drita’ njofton: Duke marrë parasysh rrezikun e kësaj pandemie dhe nevojën e masave preventive, - njofton Kuria e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë në faqen e internetit të revistës ‘Drita’ - Ju ftojmë që me vëmendje dhe me përgjegjësi të veproni sipas udhëzimeve që kanë marrë Institucionet Shtetërore të Kosovës, për të mirën e secilit qytetar të vendit tonë.

R.SH. - Vatikan

Edhe Kisha Katolike në Kosovë po përcjell më shumë vëmendje dhe shqetësim ngjarjet rreth përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe është e vetëdijshme për rrezikshmërinë që bartë një virus i kësaj natyre për vendin.

Duke marrë parasysh rrezikun e kësaj pandemie dhe nevojën e masave preventive, - njofton Kuria e dioqezës Prizren-Prishtinë në faqen e internetit të revistës ‘Drita’ - ju ftojmë që me vëmendje dhe me përgjegjësi të veproni sipas udhëzimeve që kanë marrë Institucionet Shtetërore të Kosovës, për të mirën e secilit qytetar të vendit tonë.

Në këto çaste të kujdesit dhe të preventivës, kur të gjithë jemi mobilizuar për të parandaluar prekjet eventuale nga ky virus, jemi pran jush me lutjet tona.

Në veçanti është i përfshirë në lutjet tona gjithë personeli mjekësor, i cili me sakrifica po monitoron gjendjen aktuale për ta mbrojtur çdo qytetar nga infektimi i mundshëm.

Prandaj, në vazhdën e këtyre përpjekjeve për të parandaluar infektimet e mundshme, ju kërkojmë meshtarëve dhe besimtarëve që t’ju përmbahen disa masa preventive:

1.   Të anulohen aktivitet baritore, kulturore dhe sportive në të gjitha famullitë tona.

2.   Shkollat dhe Kopshtet le t’i zbatojnë tërësisht udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.

3.   Besimtarët të mos vetëbekohen me ujë në hyrje të kishës, sepse këtë do ta bëj meshtari në fillim të meshës.

4.   T’ju përmbahen të gjitha udhëzimeve të institucioneve shëndetësore të Kosovës, të publikuara dhe të shpërndara gjithandej.

Është tejet e rëndësishme që në këtë situatë ta ruajmë qetësinë e nevojshme, të veprohet me arsye me kujdesin dhe përgjegjësinë maksimale. Kjo mënyrë na mundëson që mos rrëshqasim në panik të panevojshëm e ta përballojmë me urti këtë situatë.

Pasi që gjendja aktuale mund të ndryshojnë çdo çast, duhet të jemi vigjilent dhe të kujdesshëm për të vepruar sipas rrethanave të reja që do të krijohen dhe respektimit të vendimeve që mund të merren.

Zoti na ruajt të gjithëve!

 Prishtinë, 12 mars 2020

12 mars 2020, 13:59