Krishti në shkretëtirë Krishti në shkretëtirë 

Ngjinesa që i pëlqen më shumë Zotit

Jetojmë Kohën pendestare të Kreshmëve, kur një nga tri fjalët, që kujtojmë më shumë, është ”ngjinesë”. Po ç’kuptim merr kjo fjalë, ndërsa ecim në shtigjet e shkreta të shpirtit, në kërkim të gurrës së shëlbimit? Thua lidhen vetëm me stomakun? E cila është ngjinesa më e pëlqyer para syve të Zotit?

R. SH. - Vatikan

Këto kohë ngjinese, Zoti na kërkon më shumë agjërim shpirtëror. Jehon në shpirt zëri i Tij, që na kujton:

“Ngjinesa më e mirë është të mos i gjykosh të tjerët!

Të heqësh dorë nga fjalët fyese,

nga pakënaqësitë, nga pesimizmi,

nga shqetësimet e tepruara,

nga ankimet, stresi, çkurajimi!

Ngjinesa më e mirë - jehon në shpirt Zëri i Zotit

- është  të heqësh dorë nga gjithçka të ndan nga Jezusi!”.

E si të porosit prej cilave gjëra duhet të heqësh dorë, Zoti të kujton edhe  me se duhet ta shuash urinë e shpirtit, që agjëron:

“Zbuloje Krishtin, kudo që jeton; mbushe plot gojën me fjalë që shpëtojnë e zemrën me mirënjohje, me durim, shpresë të krishterë, afërsi me Zotin mahnitje para mrekullive të jetës!

Mbushe jetën me shpresë, me falje, me mëshirë për tjetrin

e, sidomos, me gjithçka që të afron tek Zoti!

Përhape kudo entuziazmin e fesë!”.

Kjo, ngjinesa, që i pëlqen më shumë Zotit këto ditë, që shtegtojmë shpirtërisht pas Tij në shkretëtirë! Domethënë, në shtigjet e kësaj bote,  sivjet të trembur më shumë se kurrë, kur në listën e sendeve të ngjinesës, shtohet edhe një porosi e re: “Mos ki frikë nga coronavirusi!”.

07 mars 2020, 12:03