Kardinali Bassetti Kardinali Bassetti 

Konferenca Ipeshkvnore Italiane: vuajtje, por respekt për ndalimin e kremtimeve fetare

Masa të detyrueshme, por Kisha italiane i pranon dhe i përgjigjet me bashkëpunim të plotë qeverisë në këtë çast të vështirë.

R. SH. - Vatikan

Kisha italiane vuan, por nuk mund të mos japë ndihmesën e vet për mbrojtjen e shëndetit publik. Kjo, thënë me dy fjalë, është përgjigjja që i jep Konferenca ipeshkvnore italiane Dekretit të Kryesisë së Këshillit të Ministrave, hyrë në fuqi më 8 mars, i cili ndërpret, si masë parandaluese,  deri më 3 prill, në të gjithë territorin kombëtar “ceremonitë civile e fetare, duke përfshirë edhe salikimet e të vdekurve”.

Situatë emergjence, pra, por, sidoqoftë, Kisha në Itali nuk e ndërpret veprimtarinë e vet. Përmes dioqezave e famullive vijon të jetë  gjithnjë pranë çdo njeriu e të jetojë me shqetësimet e tij, pa i harruar masat e parandalimit, marrë nga qeveria.

Sipas këtyre masave - lexohet në komunikatën e Konferencës Ipeshkvnnore Italiane - ndalohen meshët shenjte si dhe salikimet e të vdekurve. Kjo i shqetëson jo pak meshtarët e besimtarët që, megjithatë, nuk mund të mos i pranojnë masat parandaluese të qeverisë, sepse kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit publik, domethënë, edhe të besimtarëve e të familjeve të tyre.

“Do ta përballojmë së bashku edhe këtë situatë - pohoi në shtyp kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, kardinali Gualtiero Bassetti - nuk do të na lëshojë zemra”.

 

09 mars 2020, 15:31