La Madonna di Scutari, Albania, 2019.10.21 La Madonna di Scutari, Albania, 2019.10.21  

Ipeshkvijtë e Shqipërisë në lutje për vendit e prekur nga koronavirusi

Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë, përmes një njoftimi, u bëjnë thirrje meshtarëve, motrave rregulltare dhe besimtarëve laikë, të bëhen pjesë e një nisme lutjeje drejtuar Zotit, përmes ndërmjetësimit të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores Qiellore të shqiptarëve e të Shqipërisë, që “të ndërmjetësojë në këtë orë të zymtë, që po kalon Shqipëria, por edhe për të gjithë ata që po luftojnë me jetën kudo që janë, për mjekët dhe infermierët e për çdo njeri që po jep kontributin e tij në këto momente, pohojnë ipeshkvijtë e Shqipërisë në një komunikatë publike”.

R.SH. - Vatikan

Në vijim njoftimi nga

KONFERENCA IPESHKVORE E SHQIPERISË

Tiranë, 15.03.2020

Të dashur meshtarë, motra dhe besimtarë laikë,
Ju ftojmë të bëheni pjesë e një nisme që ne si ipeshkëvinj të Shqipërisë kemi ndërmarrë duke filluar nga dita e nesërme 16 mars 2020.
Nesër mbrëma, në orën 20.30, në Shenjtëroren e Shkodrës Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëvi i Shkodrës, do të bëjë kushtimin e Shqipërisë nën Mbrojtjen e Zojës së Këshillit të mirë në emrin e të gjithë ipeshkvinjëve e të gjithë besimtarëve katolikë.

Po ashtu, duke filluar nga nesër në orën 21.00, në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka besimtarë katolikë shqiptarë, do të jetë lutja e Rruzares së shenjtë për çdo mbrëmje në të njëjtën orë.
Në atë orë të gjithë do të lutemi me Rruzaren, nëpër familje, bashkësi rregulltare, me anë të internetit apo mjeteve të tjera virtuale, e sidomos me anë të Radio Marisë, ku çdo mbrëmje do të jetë një ipeshkëv sipas këtij kalendari:

E Hënë: Imzot George Frendo – Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit
E Martë: Imzot Angelo Massafra – Arqipeshkëv i Shkodër-Pult
E Mërkurë: Imzot Charles Brown – Nunci Apostolik
E Enjte: Imzot Simon Kulli – Ipeshkëv i Sapës
E Premte: Imzot Ottavio Vitale – Ipeshkëv i Lezhës
E Shtunë Imzot Giovanni Peragine – Administrator i Shqipërisë së Jugut
E Djelë: Imzot Gjergj Meta – Ipeshkëv i Rrëshenit

Të bashkohemi të gjithë shpirtërisht pra nesër në orë 21.00 përreth ipeshkvinjëve e të kërkojmë ndërhyrjen e Nanës së Këshillit të Mirë e cila lutet për ne në këtë orë të zymtë që po kalon vendi ynë Shqipëria, por edhe për të gjithë ata që po luftojnë me jetën kudo që janë, për mjekët dhe infermierët e për çdo njeri që po jep kontributin e tij në këto momente.

Ipeshkëvinjtë tuaj

16 mars 2020, 14:46