Kërko

Vatican News
Papa Francesco incontra Mons.Rrok Gjonlleshaj, arcivescovo di Bar, Montenegro, 2018.09.07 Papa Francesco incontra Mons.Rrok Gjonlleshaj, arcivescovo di Bar, Montenegro, 2018.09.07  

Imzot Rroj Gjonlleshaj: Papa Françesku shëmbëllim i afërsisë së Zotit

Imzot Rroj Gjonlleshaj uron Papën Bergoglio me rastin e 7-vjetorit të papnisë e lutë Zotin ta ruajë në udhëheqje të Kishës. Shtatë vjetori i papnisë së Atit Shenjtë Françeskut – tregon revolucionin e tij brenda dhe jashtë Kishës. Papa na jep shembull e na kujton se dashuria për Zotin e për njeriun është thelbësorja. Dëshmia e tij misionare e ungjillëzuese na nxit t’i kushtojnë rëndësi jetës shpirtërore e Sakramentale dhe ndihmës vëllazëro ndaj të varfërve e të nëpërkëmburve.

R.SH. - Vatikan

Imzot Rroj Gjonlleshaj uron Papën Bergoglio me rastin e 7-vjetorit të papnisë e lutë Zotin ta ruajë në udhëheqje të Kishës. Shtatë vjetori i papnisë së  Atit Shenjtë Françeskut, tregon revolucionin e tij brenda dhe jashtë Kishës. Qendra e magjisterit të tij është reflektimi mbi sinodalitetin si "dimension kushtetues të Kishës". Papa na jep shembull e na kujton se dashuria për Zotin e për njeriun është thelbësorja. Dëshmia e tij misionare e ungjillëzuese na nxit t’i kushtojnë rëndësi jetës shpirtërore e Sakramentale dhe ndihmës vëllazëro ndaj të varfërve e të nëpërkëmburve. Po më tepër në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatikan News, ta dëgjojmë urimin e fjalën e kryeipeshkvit të Tivarit të Malit Zi, imzot Rrok Gjonlleshaj me rastin e 7-vjetorit të papnisë së Atit Shenjtë Françesku...

Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit ta dëgjojmë urimin e kryeipeshkvit të Tivarit të Malit Zi, imzot Rrok Gjonlleshaj ne 7-vjetorin e papnisë së Françesku

Imzot Rrok Gjonlleshaj: Ati i Shenjtë Françesku dhe papnia e tij në Krye të Kishës Universale

 Më 13 mars përkujtojmë zgjedhjen e Bariut të Kishës Katolike Universale, Papës Françesku, i cili shëmbëllen imazhin e Bariut të urtë e të përvuajtur. Zoti gjithmonë i ka dhënë njeriut dhe Kishës dhurata të shumta. Prandaj edhe për ne, në mijëvjeçarin e tretë, ardhja e Papës Françeskut në krye të Kishës Universale është dhuratë e Zotit. Fillimi i misionit të Tij dhe gjestet e pastaj edhe veprat me të cilat e nisi udhëheqjen e Kishës Universale, vërtetuan e vërtetojnë mishërimin e tij me Ungjillin dhe shpirtin misionar.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Papa Françesku vazhdimisht ka treguar dashuri, përdëllim,  mirëkuptim e lutje për njerëzit dhe vendet e periferive të botës; pikërisht ata që janë harruar nga njerëzit e shoqërisë bashkëkohore. Papa Françesku – sipas shembullit të Samaritanit të Mirë - nuk ka hezituar asnjëherë që të përqafon personat me sëmundje dhe plagë të ndryshme; që në shikim të parë për mentalitetin e kohës, jo vetëm që ishin të trishtueshme për tu pa, por edhe të vështira për tu prekë. Pikërisht, këto vepra bënë që Papa Françesku të fitonte dashurinë dhe simpatinë e miliona njerëzve, në të gjithë botën, për thjeshtësinë, afërsinë, përzemërsinë dhe njerëzinë e tij në takime me të tjerët. Por, ka edhe një elementë tjetër, të rëndësishëm, që zbuti zemrat e ngurta të të shumë personave në mbarë botën: dashuria e kujdesi për më të varfrit. Prandaj mundemi menjëherë ta kuptojmë e ta njohim fillimin dhe vazhdimësinë e veprimtarisë së Papës, që karakterizohet nga shërbimi, dashuria për të sëmurët, të varfrit e të nëpërkëmburit. Tre shtylla tipike që karakterizojnë dimensionin Pjetrin, për të ndikuar e bindur të krishterët që t’i kuptojnë vlerat dhe virtytet, e pastaj si duhet të jetojnë dhe veprojnë në përtishmërinë e jetës së tyre.

 Shtatë vjetori i papnisë së  Atit Shenjtë Françeskut – tregon revolucionin e tij të karakterizuar brenda dhe jashtë Kishës. Takimet e shumta dhe të ndryshme, gjithmonë me të njëjtit shpirt e zell ungjillëzues. Sot njeriu ka nevojë që të shoh diçka për të besuar! Jeta e Papës Françesku është shembull për secilin prej neve, nxitje që të mund të dhurojmë dashuri e kujdes për tjetrin, me një zemër të hapur e bujare. Prandaj, na kujton edhe shprehjen e famshme të Pascalit “Një pikë dashurie, vlen më shumë se një Oqean”. Papa na mëson e jep shembull se dashuria për Zotin dhe për njeriun është thelbësorja. Në veprimtarinë e tij misionare e ungjillëzuese vërehet qartë mënyra dhe qasja e tij për t’i nxitur besimtarët, që t’i kushtojnë rëndësi jetës Sakramentale, jetës shpirtërore, nëpërmjet të cilave, i krishteri fillon dhe përforcon jetën shpirtërore në Kishë e në shoqëri si Bir/bije e Zotit, përforcohet dhe arrin deri te momentet e pjekurisë dhe të përcaktimit për jetën.

Ati i shenjtë, Papa Françesku, gjatë gjithë këtyre viteve është balafaquar dhe po ballafaqohet më shumë sfida. Angazhimi i Tij për të rregulluar gjërat ashtu si na do Krishti, është për tu lavdëruar. Edhe këtyre ditëve, për shkak të coronavirusit, duke e parë, si askurrë më parë Sheshin e Shën Pjetrit, si dhe Kishat nëpër botë të zbrazëta e madje edhe të mbyllura, pa Meshë e Sakramente  me besimtarë, Ai dhe ne  me të, jemi para një sprove të re. Të bashkohemi më Të në lutje.

Uroj që Papa Françesku në fillimin e Pontifikatit të Tij të ri, të jetë bashkë udhëheqës i jetës shpirtërore komunitare për Kishën Universale, e ne të jemi bashkëpunëtorë besnik në udhëheqjen e Kishës lokale. Jeta e secilit person, si dhe e çdo të krishteri është krejt e veçantë, në dritën e dashurisë së Zotit, prandaj të jemi të kujdesshëm dhe përgjegjës për njëri tjetrin në këtë shtegtim tokësorë drejt jetës së Amshuar.

+ Imzot. Rrok Gjonlleshaj

Arqipeshkëv i Tivarit.

13 mars 2020, 12:18