Mons Gjergj Meta vescovo di Rreshen Albania Mons Gjergj Meta vescovo di Rreshen Albania 

Imzot Gjergj Metën: Çfarë të mësojmë nga Kovid-19?

Në një kohë emergjence të krijuar nga Covid-19, me masa të imponuara nga autoritetet për të frenuar përhapjen e koronavirusit, diçka e mirë mund të dalë. Kjo urgjencë është ftesë për t'i shërbyer jetës, duke i dhënë fund sipërfaqësisë, për të vendosur në qendër vëmendjes e të punës të mirën e përbashkët. Prandaj gjatë kësaj periudhe t’u bindemi udhëzimeve e masave, sepse duke mbrojtur veten, mbrojmë më të brishtët, më të ekspozuarit: të moshuarit, fëmijët e të sëmurët.

R.SH. - Vatikan

Në këtë kohë emergjence të krijuar nga Covid-19, me masa të imponuara nga autoritetet për të frenuar përhapjen e koronavirusit, diçka e mirë mund të dalë. Kjo e veçantë na kërkon t’i bëjmë llogaritë me brishtësinë e përkohshmërisë sonë, me ndërgjegjësimin se ekzistenca nuk varen nga ne; nuk jemi pronarë të jetës. Një virus mjaftoi për ta vënë në rrezik pikërisht vlerën më çmueshme që kemi, jetën. Ky virus mund të na ndihmojë të gjithëve edhe për të pastruar veten nga egoizmi, indiferenca etj.

Kjo urgjencë, ­në realitet, është një ftesë për t'i shërbyer jetës, duke i dhënë fund sipërfaqësisë, një ftesë për të vendosur në qendër vëmendjes e të punës të mirën e përbashkët. Prandaj gjatë kësaj periudhe t’u shmangemi zgjedhjeve të papërgjegjshme, t’u bindemi udhëzimeve e masave kufizuese, sepse duke mbrojtur veten, mbrojmë më të brishtët, më të ekspozuarit: të moshuarit, të rriturit e brishtë, fëmijët e sëmurë. Mbi këtë të dëgjojmë ipeshkvin e dioqezës së Rrëshenit të Mirditës, Imzot Gjergj Metën në mikrofonin e dom David Gjugjës...

Të dëgjojmë ipeshkvin e dioqezës së Rrëshenit të Mirditës, Imzot Gjergj Metën
27 mars 2020, 16:21