2017.05.30 Papa Francesco incontra i vescovi albanesi, visita ad limina Albania 2017.05.30 Papa Francesco incontra i vescovi albanesi, visita ad limina Albania 

Imzot Frendo: Papa Françesku dhe Kisha e me dyer të hapura

Imzot Frendo: "Falënderojmë Zotin qё na ka dhuruar kёtё Papë, qё ka i hapur dyer e Kishёs, e me ndjeshmërinë e tij ndaj shenjave tё kohës, e udhëheq Kishës gjurmëve tё Bariut tё Mirё – Jezu Krishti. Dua t’i pёrmend takimet e mia personale me Papёn si ipeshkëv dhe ato si Kishё katolike e Shqipërisë.

R.SH. - Vatikan

Shtatë vjet me Papën Françesku: Kisha e mëshirës dhe e dyerve të hapura.  Më 13 mars, shtatë vjet më parë, në Katedrën e Shën Pjetrit zgjidhej Papë kardinali Jorge Mario Bergolio. Fillonte kështu, papnia e Papës Françesku, Pasardhësi i 265-të i Pjetrit, një muaj pas tërheqjes historike të Benediktit XVI nga shërbimi pjetrin.

Nga mëshira e Zotit, si mision parësor për Kishën, tek përqafimi i njerëzve të harruar e të braktisur të periferive të botës, nga reforma e Kuries romake në vazhdim, tek dialogu i Kishës me komunitetet tjera fetare, nga revolucioni i përzemërsisë ungjillore, te paqja dhe afërsia me çdo person, bashkësi e vend të botës.

Me kryeipeshkvin e Tiranë-Durrësit, imzot Gjergj Frendo-n, përshkojmë elementet që karakterizojnë papnisë e Atit të Shenjtë Françesku, çfarë ka bërë për Kishën, e pastaj edhe për Papën Françesku e Kishën ndër shqiptarë.

Imzot George Frendon, President i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë e kryeipeshkëv të kryedioqezës Tiranë-Durrës, në mikrofonin e Elidon Dodaj nga Tirana thotë: "Falënderojmë Zotin qё na ka dhuruar kёtё Papё, qё ka i hapur dyer e Kishёs, e me ndjeshmërinë e tij ndaj shenjave tё kohës, e udhёheq Kishën gjurmëve tё Bariut tё Mirё – Jezu Krishti. Pastaj dua t’i pёrmend takimet e mia me Papёn si ipeshkëv dhe si Kishё katolike e Shqipërisë; pastaj dy ngjarje qё kanë ndodhur gjatё vitit tё fundit, tё cilat tregojnë vëmendjen dhe kujdesin e Papës ndaj Kishës e ndaj botёs sё varfër: sё pari Sinodi i ipeshkvijve kushtuar Amazonёs, mbajtur nё tetorin e kaluar nё Vatikan, pёr tё mbrojtur popullsitë vendase e natyrёn.

Ngjarja tjetër ёshtё takimi kushtuar Mesdheut qё u mbajt nё Bari tё Italisё, qё u mbajt ditëve tё fundit tё shkurtit tё kaluar, nё tё cilin morёn pjesё ipeshkvijtë e Kishave tё vendeve përreth Mesdheut, nё cilin mori pjesё edhe Papa, duke tregua vëmendjen e ofruar mbёshtetjen e tij, nё pёrballimin me sfidat e shumta qё ka shoqёria, posaçёrisht kundёr varfërisë, kundёr luftërave, kundёr shitjes sё armёve e nё mbrojtje tё tё drejtave themelore tё njeriut e tё popujve. Pastaj vëmendja e Papёs ndaj çështjeve qё ka Kisha e shoqëria nё Shqipёri”.

Po më tepër, mbi 7-vjetorin e papnisë së Atit të Shenjtë Bergoglio, në mikrofonin e Elidon Dodaj nga Tirana të dëgjojmë Imzot George Frendon, President i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë e kryeipeshkëv të kryedioqezës Tiranë-Durrës

Mbi 7-vjetorin e papnisë së Atit të Shenjtë Bergoglio, në mikrofonin e Elidon Dodaj nga Tirana të dëgjojmë Imzot George Frendon
13 mars 2020, 11:34