Dom Lush Gjergji Dom Lush Gjergji  

Dom Lush Gjergji rrëfen përvojën e koronavirusit

Meshtari kosovar, Dom Lush Gjergji rrëfen përvojën e tij me koronavirus në aspektin njerëzor, shoqëror e shpirtëror. Nëse në aspektin personal e shoqëror, virusi Covid-19 na kufizon, në aspektin shpirtëror duhet të na hap zemrën ndaj Zotit, pohon dom Lushi.

R.SH. - Vatikan

Koronavirus është një goditje e fortë për mbarë njerëzimin, 7 mijë të vdekur në botë. BE-ja mbyll kufijtë e jashtëm. Shtetet e ndryshme  po marrin masa gjithnjë e më të rrepta për të përkufizuar rrezikun e përhapjes së Covid-19. Autoritetet shëndetësore e qeveritare, kudo në botë, rekomandojnë qytetarët t’u përmbahen me përpikëri udhëzimeve për t’u mbrojtur nga infektimi e për  ta luftuar përhapjen e Covid-19, madje edhe për ta mposhtur. Për këtë, duhen koka, zemra, duart dhe lutja drejtuar Zotit.

Koronavirusi nuk njeh pengesa, kufij e ka mbërrij edhe në trevat ku jetojnë shqiptarët: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e vise tjera. Pikërisht në Kosovë, edhe meshtari i njohur dom Lush Gjergji ka përjetuar infektimin nga Covid-19,  pas një vizite të vëllait që pati në Prishtinë, ardhur nga Bergamo (Itali). Dom Lushi, posa u njoftua nga familjarët për gjendjen jo të mirë të vëllait, u vu në kontakt me autoritetet shëndetësore pranë spitalit qendror të Prishtinës, ku bëri analizat, pasi familjarët e tij kishin dalë pozitiv nga koronavirusi. Aktualisht dom Lushi është mirë, nuk ka simptoma infektimi por gjendet në vetë izolim në shtëpi, në Prishtinë, pranë Kuries së dioqezës Prizren-Prishtinë. Në një bisedë telefonike me dom David Gjuhën,  nga Prishtina dom Lush Gjergji, rrëfen përvojën e tij nga koronavirusi në aspektin njerëzor, shoqëror e shpirtëror. Nëse në aspektin personal e shoqëror, virusi Covid-19 na kufizon, në aspektin shpirtëror duhet të na hap zemrën ndaj Zotit, pohon dom Lushi, ta dëgjojmë...

Dom Lush Gjergji rrëfen përvojën e tij nga koronavirusi
17 mars 2020, 11:48