Kërko

Logo COMECE Logo COMECE  

Comece: që 40 vjet shoqëron rrugëtimin e Bashkimit Evropian

Që nga viti 1950, pas dy Luftërave Botërore, vendet, kombet dhe popujt e Evropës janë përfshirë në një proces bashkëpunimi. Duke njohur vlerën e lartë të projektit evropian, ipeshkvijtë e vendeve të Komunitetit Evropian kanë themeluar, 40 vjet më parë, Komisionin e Episkopateve të Komunitetit Evropian (Comece).

R.SH. - Vatikan

Në 3 mars u shënua 40- vjetori i themelimit të Komisionit të Episkopateve të Komunitetit Evropian, që njihet më mirë si Comece. Ngritur në 1980 me miratimin e Selisë së Shenjtë, Komisioni u ngrit si një instrument lidhjeje midis konferencave episkopale dhe komunitetit evropian.

Sot Komisionit të Episkopateve të Komunitetit Evropian (Comece) ka si detyrën mbikëqyrjen e procesit politik të Bashkimit Evropian dhe informimin e sensibilizimin e katolikëve evropianë mbi zhvillimin e legjislacionit të saj duke mbajtur e kultivuar një dialog të rregullt me institucionet e Bashkimit. Me rastin e përvjetorit të themelimit, Comece paraqiti një logo të re dhe njoftimin e një veprimtarie që do të mbahet më 25 mars në Bruksel në prag të asamblesë së saj të pranverës. 

Nga Komisioni i Ipeshkvijve të Konferencave Ipeshkëvnore të Komunitetit Evropian (Comece) një nxitje dhe inkurajim për Bashkimin Evropian për "të vendosur njeriun në qendër të të gjitha proceseve politike dhe të zhvillimeve teknologjike". Prioritet është "promovimi i një vizioni të punës së denjë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë", në mënyrë që të rinjtë dhe familjet mund të "shprehin plotësisht talentin dhe aspiratat e tyre në komunitetet lokale ku jetojnë”.

04 mars 2020, 13:44