Kërko

Kisha Shёna Ndout nё Laç Kisha Shёna Ndout nё Laç 

At Marinaj: Nё Kishёn e Shёna Ndout nё Laç lutja e besimtarëve Zotit pёr shpëtimin nga Covid-19

Rektori i Kishёs Shёna Ndout nё Laç, françeskani At Mirash Marinaj flet pёr masat e marra nё kohёn e koronavirusit pёr rregullat e frekuentimit tё besimtarëve, nё pёrkim e respektim tё masave qё duhet respkatuar nga tё gjithё, kujton tё 13-tё martet e Shёn Ndout, i fton besimtarët tё lutet nё shtёpi e nё vatrat familjare.

R.SH. - Vatikan

Rektori i Kishёs Shёna Ndout nё Laç, françeskani At Mirash Marinaj flet pёr masat e marra nё kohёn e koronavirusit pёr rregullat e frekuentimit tё besimtarëve, nё pёrkim e respektim tё masave qё duhen respektuar nga gjithё si distanca etj. pёr parandaluar përhapjen e Covid-19.

Shenjtërorja e Shёn Ndout nё Laç, ndёr vendet mё tё dashura e mё frekuentuarat nga besimtarёt nё trevat shqiptare, vazhdon tё jetё e hapur pёr lutje individuale, personale, por jo pёr kremtime me pjesëmarrje tё besimtarëve. Atё Mirash thotë se “Këtu besimtarët nuk kanë kurrfarë frike, kanё besim tё madh nё Zotin pёrmes ndёrmjetёsimit tё Shёna Ndout”, po gjithsesi janё tё kujdesshëm e vetëpërmbahen.

Nga gjendja e krijuar nga koronavirusi At Mirash Marina kalon tek historia e Shenjtёrores sё Shёna Ndou e kujton se sivjet bien dy pёrvjetorё tё rёndёsishёm e domethёnёs: 30-vjetori i sfidimit tё regjimit komunist nga 60 mijё besimtarёt mё 13 qershor 1990, qё do tё pёrkujtohet mё 13 qershor tё ardhshёm. Kjo ngjarje shёnoi fillimin e lirisё sё aq dёshuar nga populli shqiptar. Kёtё ngjarja e dёshmojnё shumё mirё At Zef Pllumi e At Leon Kabashi.

Pёrvjetori tjetër shёnon rindёrtimit tё Shenjtёrores sё Shёna Ndout nё Laç, pas shkatёrrimit nga regjimi ateist i komunizmi, mbi themele tё vjetra. Asokohe Rektor i Kishёs sё Shёna Ndout ishte At Zef Pllumi, ndёrsa rindёrtimi u bё me ndihmёn e Antonianum tё Bolognes nёn udhёheqjen e At Ernesto Carollit.

Mbi kёto mё hollësisht tё ndjekim bisedën e dom David Gjugjёs me françeskanin At Mirash Marina, i cili kujton edhe tё 13-tё martet e Shёn Ndout e thirrjen drejtuar besimtarëve tё lutet nё shtёpi e nё vatrat familjare...

Tё ndjekim bisedën e dom David Gjugjёs me françeskanin At Mirash Marina
19 mars 2020, 11:32