Kërko

Via crucis, Gesù muore sulla croce Via crucis, Gesù muore sulla croce 

Mё 28 mars kalendari pёrkujton tё Lumen Jeane Marie de Maillé

E lumja Jeane Marie de Maillé me prejardhje fisnike, pasi e humbi të shoqin në luftë, e dëbuar nga shtëpia ku kishte lindur dhe e zhveshur nga të mirat tokësore, jetoi, e mbyllur në një qeli të vogël pranë një kuvendi françeskan, duke lypur bukën e gojës dhe plot me besim në Zotin.

R.SH. - Vatikan

Më 28 mars nga kalendari kishtar përkujtohet e lumja Jeane Marie de Maillé (Zhanë Mari de Majé).

E veja me prejardhje fisnike, pasi e humbi të shoqin në luftë, e dëbuar nga shtëpia ku kishte lindur dhe e zhveshur nga të mirat tokësore, jetoi, e mbyllur në një qeli të vogël pranë një kuvendi françeskan, duke lypur bukën e gojës dhe plot me besim në Zotin. Vdiq në vitin 1414.

Jeta e saj kalon nëpër një nga momentet më të këqija të historisë franceze dhe evropiane, përshkon luftën franko-angleze tё Njëqind vjetëve nga murtajën e madhe e shekullit të mesëm, deri në kryengritjen popullore në Paris dhe në kryengritjen fshatare (Jacquerie) në veri të Francës.

28 mars 2020, 10:42