Statua lignea di Gesù Cristo Crocifisso Statua lignea di Gesù Cristo Crocifisso 

Më 2 mars kalendari kishtar përkujton shën Kuintin

Shën Kuinti konsiderohet martir për shkak të mundimeve që pësoi ndonëse pёr Jezu Krishtin, ashtu si Shën Gjoni Ungjilltar, vdiq në paqe në moshë të shtyrë rreth vitit 280-85.

Më 2 mars kalendari kishtar përkujton shën Kuintin, Mrekullibërës. Shën Kuinti konsiderohet martir për shkak të mundimeve që pësoi ndonëse, ashtu si Shën Gjoni Ungjilltar, vdiq në paqe në moshë të shtyrë.

I lindur në Frigji në një familje të krishterë, shkoi që i vogël në Eolide, ku iu kushtua ndihmës të të varfërve.

Governatori Rufo, në kohën e perandorit Aureliani (270-275), deshi ta detyronte Kuintin të flijonte për nder të idhujve, sipas urdhrave perandorake, por pastaj e la të lirë, sepse u çlirua nga tundimet djallëzore për ta torturuar, falë lutjeve të vetë Kuintit. 

Sinasaret greke tregojnë se kjo ndodhi në qytetin Cime, ku një tërmet i fuqishëm rrëzoi shtatoret dhe tempullin e idhujve, duke tmerruar idhujtarët, të cilët ikën me vrap për të shpëtuar jetën. Dyzet ditë pas lirimit, Kuinti u arrestua përsëri nga një gjykatës tjetër, Klearku, shumë më i egër se Rufi, i cili nisi ta torturonte mizorisht. U mbulua me plagë, por Zoti ia shëroi para syve të mrekulluar të xhelatit. Për të gjitha këto ngjarje, meritoi titullin “Mrekullibërës”.

Atëherë edhe Klearku e la të lirë. Mundi kështu të vijonte misionin e tij, duke ndihmuar të varfrit e duke shëruar të sëmurët edhe për dhjetë vjet të tjera. Vdiq rreth vitit 280-85. Kuinto do të thotë i pesti, sepse ai ishte djali i pestë i familjes.

02 mars 2020, 08:47