Kërko

Shën Makario i Jerusalemit Shën Makario i Jerusalemit 

Më 10 mars kalendari kishtar përkujton Shën Makarion e Jerusalemit

Shenjti mori pjesë në Koncilin e parë ekumenik, kremtuar në Nike, në vitin 325, ku mbajti qëndrim të ashpër kundër gabimeve të Arios, i cili e konsideronte prelatin si një nga kundërshtarët e tij më të rreptë. Dha një kontribut të shquar në hartimin e dokumenteve të Koncilit, duke shkruar edhe Simbolin nikean, Besojmën, që u miratua nga etërit konciliarë. Është po ajo Besojmë që e shqiptojmë edhe sot e kësaj dite.

R.SH. - Vatikan

Kalendari kishtar shënon 14 shenjtorë me  emrin shumë simbolik Makario, që i përkthyer nga greqishtja në shqip do të thotë "i lumtur".

Makario, për fëmijërinë dhe rininë e të cilit dihet shumë pak, u zgjodh ipeshkëv i Jeruzalemit në vitin fatlum 314, kur Perandori Kostantin mundi Maksencin në Urën e Milvios. Atëherë Ipeshkvi shembi shtyllën që romakët e kishin ngritur mbi tempullin e rrafshuar të Jeruzalemit dhe nxori rishtas në dritë vendet e adhuruara nga mbarë krishterimi: zonën e Kalvarit dhe Varrin e Krishtit. Atje më vonë do të lartohej bazilika e madhe e Ringjalljes. E po atje do të shkonte si shtegtare e ëma Kostantinit, Elena.

Shenjti mori pjesë në Koncilin e parë ekumenik, kremtuar në Nike, në vitin 325, ku mbajti qëndrim të ashpër kundër gabimeve të Arios, i cili e konsideronte prelatin si një nga kundërshtarët e tij më të rreptë. Dha një kontribut të shquar në hartimin e dokumenteve të Koncilit, duke shkruar edhe Simbolin nikean, Besojmën, që u miratua nga etërit konciliarë. Është po ajo Besojmë që e shqiptojmë edhe sot e kësaj dite në meshë e në çaste kritike të jetës, për të pohuar besimin në një Zot, Atin e Gjithëpushtetshëm e në Jezu Krishtin, Birin e Tij, një të vetmin Zotin tonë!

10 mars 2020, 12:17