Kërko

Vatican News
La Croce di Gesù La Croce di Gesù 

Më 1 mars kalendari kujton Shën Albinin, ipeshkëv

Albini, jetoi në fund të shekullit të pestë. U bë ipeshkëv i Verçelit më 452, vit në të cilin gjenerali Ezio mundi Hunё dhe Gotët që kishin shkatërruar e shkretuar kudo. Mbi rrënojat e Bazilikës sё ndërtuar nga Shën Euzebi e mbi varrin e shën Theofrastit, martir, Albin rindërtoi Kishën e re të qytetit tё Verçelit.

R.SH. - Vatikan

Më 1 mars kalendari kujton shën Feliçin, papë dhe shën Albinin, ipeshkëv. Nga 13 shenjtorët me emrin Albin, prej të cilëve 8 ipeshkvij, më 1 mars përkujtohen tre: një martir legjendar anglez dhe ipeshkvijtë e Anger e Verçellit. shën Albini francez, i lindur në vitin 496, ndërroi jetë më 1 mars 550.

Ndërsa Shën Albini, pasardhës i shën Euzebit, themeluesi i dioqezës së Vercellit, u shugurua ipeshkëv në vitin 452, në një periudhë historike shumë të turbullt, në sa fiset barbare të hunëve e të gotëve dyndeshin si rrebesh mbi Italinë.

Ipeshkvi i ri ndërtoi kishën metropolitane përmbi rrënojat e bazilikës së vogël, ngritur nga shën Euzebi mbi reliket e shën Teofrastit, martir. Për të shuguruar Kishën e re, ftoi shën Gjermanin, i cili vdiq në udhëtim e sipër. Kështu në bazilikën e Verçellit, në vend të Ipeshkvit të gjallë, arriti trupi i tij i vdekur.

Sapo ky trup u vendos në mes të bazilikës - sipas rrëfimit të traditës - të gjithë qirinjtë u ndezën vetvetiu, në sa më parë çdo përpjekje për t'i ndezur kishte qenë e kotë. Kjo dritë u interpretua si mbajtje e premtimit që Shën Gjermani i kishte bërë shën Albinit për të shuguruar Kishën. Për shën Albinin dimë edhe se kulti i tij është shumë i lashtë.

01 mars 2020, 17:20