Shkrimet frikësuese hebraisht mbi muret e shtëpive në Jish Shkrimet frikësuese hebraisht mbi muret e shtëpive në Jish 

Toka Shenjte: ipeshkvijtë katolikë flasin për akte të reja frikësuese në fshatin Jish

Vijojnë aktet frikësuese në fshatin Jish, në Galile, ku grupe ekstremistësh hebrenj pranë lëvizjeve të kolonëve, që nënshkruajnë me shprehjen “Çmim për t’u paguar!”, dëmtuan dhjetra auto e lanë mbi muret shkrime në hebraisht.

R. SH. - Vatikan

Vijojnë aktet frikësuese në fshatin Jish, në Galile, ku grupe ekstremistësh hebrenj, pranë lëvizjeve të kolonëve, që nënshkruajnë me shprehjen “Çmim për t’u paguar!”, dëmtuan dhjetra auto e lanë mbi muret shkrime në hebraisht. Një episod i ngjashëm pati ndodhur në të njëjtin qytet, më 19 korrikun e kaluar. Asokohe, ashtu si edhe sot, Asambleja e ipeshkvijve katolikë e dënoi  ashpër aktin, përmes një note, botuar nga Agjencia Sir, duke nënvizuar se “pas 19 korrikut nuk ka pasur asnjë të dyshuar e aq më pak, të arrestuar”. Të shkakton dhimbje  fakti  që, vetëm pas pak muajsh, na duhet të denocojmë një ngjarje tjetër të ngjashme. E nuk mund të mos zemërohemi nëse pas këtyre ngjarjeve, në shumicën e rasteve, asnjë fajtor  nuk i dorëzohet drejtësisë”- theksojnë prelatët.

Ipeshkvijtë katolikë u kërkojnë institucioneve dhe funksionarëve të sigurimit të bëjnë çmos që krime të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen” dhe u shprehin solidaritetin e tyre banorëve të Jish:

“I lutemi Zotit të gjithëpushtetshëm - shkruajnë - t’i inkurajojë t’i përballojnë vështirësitë, të luten për  agresorët dhe për ata që i mbështesin,   që të pendohen për veprimet e tyre të këqija e t’i lejojnë të gjithë të jetojnë në një vend të sigurt, ku askush nuk e sulmon tjetrin”.

Ngjarja, që ndodhi në Jish, është e fundmja e një serie aktesh frikësuese, nënshkruar “Price tag”, nisur që më 2012-tën, që ka goditur xhami e vende të krishtera si Tabgha, Letrun, Beit Jamal e Beit Hanina, lagje e jashtme e Jeruzalemit lindor. Krime, siç kujton Asambleja e ipeshkvijve katolikë, që gjithnjë më shpesh mbeten të padënuara.

 

11 shkurt 2020, 14:21