Procesioni pendestar në Bazilikën e Shën Anselmit Procesioni pendestar në Bazilikën e Shën Anselmit 

Ritet kreshmore të kryesuara nga Papa

Salla Vatikanase e Shtypit botoi programin e angazhimeve liturgjike të Papës për 26 shkurtin, ditë e nisjes së Kreshmëve.

R. SH. - Vatikan

Nga vrima e çelësit të një porte vigane mbi kodrën romake të Aventinit, ku lartohet Bazilika benediktine e Shën Anselmit shihet, në largësi, Kupola e Shën Pjetrit, me triforet e quadriforet e veta, siç quhen dritaret e pazakonshme të  kumbonares neoromanike, që lartohet pëmbi. Të duket sikur një fill drite i lidh dy Bazilikat e mëdha, posaçërisht në këto ditë kur kisha vishet me ngjyrën vjollcë, që paralajmëron Mundimet e Krishtit. E pikërisht  nga Bazilika e Shën Pjetrit do të niset Papa, për të arritur pastaj mbi Kodrën e Aventinit, ku Bazilika benediktine e Shën Anselmit përgatitet përsëri për kremtimet e para të Kreshëmve. Ngjarje që vijon  këtu që prej 48 vitesh, kur Papa Roncalli e rifilloi këtë kremtim, duke vijuar  traditën e ndërprerë gjatë, të nisur që nga Mesjeta.

26 shkurt, e Mërkura e Përhime

Më 26 shkurtin e ardhshëm do të kremtohet e Mërkura e Përhime, me liturgjinë “stacionale” dhe procesionin pasues, që do të niset nga ora 16.30 nga Shën Anselmi, kryesuar nga Papa Françesku. E Papa do t’i prijë gjatë 300 metrave rrugë, për të arritur tek një bazilikë tjetër e lashtë, stoli e vërtetë, ajo e Shën Sabinës, një kryevepër tjetër paleokristiane mbi Aventin. Këtu, në orën 17,00, Papa do të kremtojë Meshën  me ritin e përhimjes.

E, sipas një tradite më të re, por tashmë të konsoliduar, të diel, më 2 mars Françesku dhe bashkëpunëtorët e tij të Kuries Romake do të nisen me autobus drejt Ariccias, për ushtrimet shpirtërore, në program deri më 6 mars.

18 shkurt 2020, 17:09