Motrat Klarise ne Shkoder Motrat Klarise ne Shkoder 

Dëshmia e Motrave Klarise të manastirit të Shën Kjarës në Shkodër

Në Ditën XXIV të Jetës Rregulltare, të njihemi nga afër me njërin prej Komuniteteve Rregulltare në Shqipëri, e pikërisht me Motrat Klarise në Shkodër. Dëshmia e dy Motrave shqiptare të klauzurës të Shën Kiarës së Asizit, në Shkodër, të cilat na tregojnë se ç’do të thotë të jesh sot klarise, murgeshë klauzure.

R.SH. - Vatikan

Kisha, në Ditën që ua kushton rregulltarëve e rregulltareve, e falënderon Zotin për dhuratën e çmuar të kësaj jete dhe të të gjitha formave të saj që ekzistojnë. Në këtë Ditë jemi të ftuar t’i nderojmë ata dhe ato, që ia kanë kushtuar tërë jetën Zotit me kushtin e pastërtisë, të dëgjesës e të varfërisë së plotë, duke dëshmuar, kështu, praninë e Zotit në çdo kohë e vend, deri në kohët tona. E ky është një shërbim i çmuar që rregulltarët e rregulltaret i bëjnë Kishës. 

Në Ditën XXIV të Jetës Rregulltare, të njihemi nga afër me njërin prej Komuniteteve Rregulltare në Shqipëri, e pikërisht me Motrat Klarise në Shkodër. Historia e Motrave Klarise fillon me Shën Kjarën e Asizit, e cila e frymëzuar nga Shën Françesku, filloi një formë të re të jetës ungjillore, që sot jetohet dhe mishërohet nga Murgeshat Klarise.  Një projekt i lashtë e gjithnjë i ri, që kërkon të kundrojmë Ungjillin e shenjtë, për ta realizuar në mishërimin e vazhdueshëm e të ndryshueshëm të historisë, në forma që feja frymëzon e ngjiz në kultura të ndryshme e në çdo kohë.

Motrat Klarise filluan misionin e tyre në Shqipëri në korrik të vitit 2003, kur një grup prej shtatë murgeshash nisi në Shkodër jetën rregulltare sipas karizmës së Shën Kjarës. Nga pikëpamja historike, për Murgeshat Klarise nuk ishte aq një mbërritje e re, sa një kthim fatbardhë. Sipas disa njoftimeve historike të Provincës Françeskane Shqiptare, Kuvendi i Fretërve te Kepi i Redonit,  kushtuar Zojës së Ngjitur në qiell, përpara vitit 1488 ishte një Manastir i Urdhrit të Shën Kjarës, themeluar e ruajtur nga njëra prej motrave të Skënderbeut. Kastriotët, në fakt, qenë zotërinjtë e atyre vendeve.

Sot Motrat Klarise megjithëse jetojnë në klauzurë, pra, kalojnë një jetë të mbyllur brenda manastirit në bashkësi, ato janë të disponueshme ndaj të gjithë atyre që dëshirojnë të bashkëndajnë me to momente lutjeje, kundrimi, qetësie, ballafaqimi, dëgjimi, bashkëbisedimi etj.  Siç dihet, rregulltaret u shkëputën plotësisht nga gjithçka që nuk është Krishti dhe e ushqejnë jetën e tyre shpirtërore me lutje e me Eukaristinë e përditshme. 

Komuniteti i murgeshave Klarise pranë Manastirit të Shën Kjarës në Shkodër, përbëhet nga gjashtë Motra rregulltare: dy italiane e katër shqiptare. Ne flasim me dy prej tyre e pikërisht me Motrën Ganxhe Jaku - Vikare dhe Lula Ahmataj - Këshilltare, të cilat na njohin me jetën dhe misionin e tyre në gjirin e Kishës dioqezane Shkodër-Pult, t’i dëgjojmë Me rastin e Ditës  se XXIV kushtuar Rregulltarëve e Rregulltarëve, ju propozojmë dëshmitë e dy Motrave Klarise të Manastirit në Shkodër, Motër Gonxhe Jaku dhe Motër Lule Ahmataj  të cilat na njohin me jetën dhe misionin e tyre në gjirin e Kishës dioqezane Shkodër-Pult, t’i dëgjojmë....

Dëshmia e dy Motrave Klarise të Manastirit në Shkodër, Motër Gonxhe Jaku dhe Motër Lule Ahmataj
01 shkurt 2020, 11:18