Kërko

Dioqeza e Sapës kremton Ditën e 28-të Botërore të Sëmurit me Persona me Aftësi Ndryshe Dioqeza e Sapës kremton Ditën e 28-të Botërore të Sëmurit me Persona me Aftësi Ndryshe 

Dioqeza e Sapës kremton Ditën e 28-të Botërore të Sëmurit me Persona me Aftësi Ndryshe

Me kremtimin e Meshës, të lutjes drejtuar për ndërmjetësim Marisë Virgjër të Lurdë, u shënua Dita e 28-të e të Sëmurit, e cila pati edhe një drekë vëllazërore të shtruar nga Caritasi për Personat me Aftësi Ndryshe. Të gjithë të sëmurët u luten dhe gëzuan së bashku, duke marrë me vete shpresën dhe dashurinë për jetën.

R.SH. - Vatikan

Dioqeza e Sapës përmes Caritasit Dioqezan, sot më 11 shkurt , në Ditën e 28-të Botërore të Sëmurit, organizoi në Kishën Katedrale ‘Shën Nënë Tereza’ në Vau-Dejës, një Ditë lutjeje kushtuar të sëmurëve të Kishës dioqezane, në kremtimin e festës liturgjike të Zojës së Lurdë.

Meshën Shenjte e kryesoi Vikari i Përgjithshëm i dioqezës së Sapës, dom Robert Kola në praninë e shumë besimtarëve nga e gjithë dioqeza, së bashku me Personat me Aftësi Ndryshe. Prania e këtyre besimtarëve bashkë me meshtarët dhe motrat rregulltare është një dëshmi e çmuar e dashurisë së madhe që populli shqiptar ndjen kundrejt Virgjërës Mari. Po më hollësisht nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit..

Nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit

                               KREMTIMI I ZOJËS SË LURDIT

Me rastin e Ditës së XXVIII të Zojës Lurdit dhe Ditës Botërore të të Sëmurëve, edhe Dioqeza e Sapës në bashkëpunim me Caritasin Dioqezan, organizuan 11 shkurtin  ditë lutjeje kushtuar të sëmurëve. Të mbledhur në Kishën Katedrale “Shën Tereza e Kalkutës”  në Vau-Dejës morën pjesë shumë besimtarë nga e gjithë dioqeza së bashku me Personat me Aftësi Ndryshe. Prania e këtyre besimtarëve bashkë me meshtarët dhe motrat është dëshmia e dashurisë së madhe që populli ynë ndjen kundrejt Virgjëres Mari.

Vikari Gjeneral, dom Robert Kola, i cili kryesoi Meshën Shenjte, gjatë predikimit të rastit u ndal në rëndësinë e figurës së Zojës Mari, në rolin e saj si nënë. Dhe ne si bij të Zotit që jemi, Hyji do të na ngushëllojë sikursë nëna ngushëllon birin e vet. E në të njëjtën kohë dom Roberti falenderoi edhe familjarët që shoqërojnë të sëmurët jo vetëm sot në këtë ditë, por në çdo moment vuajtjeje e vështirësie të jetës së tyre. Menjëherë pas meshës u mbajt edhe procesioni me truporen e Zojës së Lurdit rreth Katedrales.

Me lutjet për ndërmjetësimin e Marisë, u mbyll kremtimi kushtuar Zojës së Lurdit, ndërsa vazhdoi  më pas me drekën vëllazërore të shtruar nga Caritasi. E nëpërmjet kësaj të gjithë të sëmurët u luten dhe gëzuan së bashku, duke marrë me vete shpresën dhe dashurinë për jetën.

Nga Vau-Dejës Violeta Marashi

11 shkurt 2020, 15:51