2019.02.02 Giornata della Vita Consacrata 2019.02.02 Giornata della Vita Consacrata 

Bukuria e Jetës së shuguruar, dёshmi profecie e gëzimi për popullin e Zotit

Në Festën e Paraqitjes së Jezusit në tempull, edicioni XXIV i Ditës kushtuar atyre që ia kanё ofruan jetën krejtësisht Zotit. Në ora 17 kremtohet Mesha nga Papa Françesku me rregulltarё dhe rregullare nё Bazilikёn e Shёn Pjetrit nё Vatikan.

R.SH. - Vatikan

Më 2 shkurt, Kisha kremton festën e Paraqitjes të Jezu Krisht në Tempull. Nё përkim me kёtё solemnitet, Kisha katolike kremton edhe Ditën kushtuar Jetës Rregulltare.

Qëllimi i kësaj Dite është i trefishtë: së pari për të lavdëruar dhe falënderuar Zotin për dhuratën e jetёs rregulltare; së dyti, për tё promovuar njohjen dhe vlerësimin e jetёs rregulltare nga ana e gjithë popullit të Zotit dhe së fundi, për t’i ftuar të gjithë ata që kanë përkushtuar jetën e tyre plotësisht për Ungjillin, për të kremtuar mrekullitё që Zoti ka vepruar pёrmes tyre,

Pra, kjo Ditё ёshtё njё rast i volitshëm për të reflektuar mbi bukurinë e një ekzistence të dhuruar krejtësisht Zotit. Pёr tё reflektuar mbi uratën e cila ёshtё ushqim. Pёr tё reflektuar mbi dashurinë bamirëse, stilin dhe mishërimin e një jete kushtuar Zotit në dëshminë e përditshme të Lajmit të Mirë - Ungjillit. Çdo vit Dita botërore e Jetës së përkushtuar,  e cila sivjet mё 2020 feston edicionin e 24-të, na drejton ftesën për t’u njohur mё mirë me ata qё kanë zgjedhur të ndjekin më nga afër Jezusin dhe ta falënderojnë pёr dhuratën tejet tё çmuar tё thirrjes shenjte. Në të njëjtën kohë, Dita botërore e jetës sё përkushtuar u ofron burrave dhe grave rastin e volitshëm për të reflektuar mbi kuptimin e thirrjes së tyre dhe për të rifreskuar motivimet e tyre, nëse është e nevojshme.

Edhe vetё zgjedhje e datës shkon në këtë drejtim. Paraqitja e Jezusit në tempull, kremtohet më 2 shkurt, në fakt kjo e kremte, – shkruan në vitin 1997, Papa Gjon Pali II në Mesazhin për Ditën I tё Jetës sё Përkushtuar – "është një ikonë elokuente e dhurimit tё jetës për ata që janë të thirrur për t’i riprodhuar në Kishë dhe në botë, nëpërmjet këshillave ungjillore, karakteristikat e Jezusit, tё pastër, të varfër dhe të bindur".

Prandaj, me këtë rast Kisha ia drejton thirrjen mbarё popullit tё Zotit pёr t’i njohur e çmuar më tepër ata, që kanё zgjedhur udhёn e jetёs rregulltare, udhёn e pёrkushtimit e tё shugurimit. Nxitje dhe thirrje ndaj përgjegjësisë që sigurisht nuk do të mungojnё në fjalët e Papës Françesku, i cili, në ditën e sotme, do të kremtojë Meshën, në  orёn 17 në Bazilikёn e Shën Pjetrit, sё bashku me rregulltarёt e rregulltaret tё Urdhrave, Kongregatave e Instituteve tё ndryshme. Jeta e përkushtuar - tha vitin e kaluar- "ёshtё lavd që i jep popullit të Zotit gëzim dhe vizion profetik". Ai na shpjegon, na tregon, na "zbulon atë që mё tё vёrtetё ka rëndësi” nё jetё.

(Nga libri vogël i kremtimit)

“O Mari, Nënë e Kishës,
në duart e tua i lëshoj sot të gjithë rregulltarët,
që ti t’u nxjerrësh hirin e dritës hyjnore;
hirin e jetës në dëgjimin e Fjalës së Zotit,
në përvujtërinë e ndjekjes së Krishtit,
Birit tënd e Zotit tonë,
në pritje të Shpirtit Shenjt:
për të hapur zemrat
me gëzimin e përditshëm të këngës sate: Magnificat,
Zemra ime madhëron Zotin!
Kështu Kisha të ndërtohet me shenjtërinë e jetës
së këtyre bijëve e bijave tua,
në urdhërimin e dashurisë”.

(Një lutje e ndjerë drejtuar Zojës së Bekuar, nga Papa Benedikti XVI, në solemnitetin e Paraqitjes së Krishtit në Tempull)

01 shkurt 2020, 11:07