Atë Aldo Skoda-Pashkja: pas diktaturës, të mësojmë artin e bashkëjetesës si vlerë kombëtare
R.SH. - Vatikan
Kujtojmë sot 6 shkurtin e vitit të kobshëm 1967, kur diktatori komunist, Enver Hoxha mbajti fjalimin ”Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, me të cilin filloi lufta kundër ”ideologjisë fetare” e ”zakoneve prapanike”, që shkaktoi persekutimin e të tmerrshëm kundër klerit e komuniteteve fetare, e më vonë solli deri te shpallja, me ligj, e Shqipërisë si vend i parë dhe i vetëm ateist në historinë botërore.
Nga diktatura e ideologjisë komuniste, u persekutua kleri në përgjithësi e asaj katolikë në veçanti, u shkatërruan Tempuj e Hyjit, u ndalua liria e besimit fetar, e së bashku me këtë u shkatërruan edhe vlerat e vërteta të traditës shqiptare, e kështu u vendosen themelet e një ferri të vërtetë.
Nga fjalimi famëkeq i diktatorit komunist, mbajtur më 6 shkurt 1967, nisi etapa më tragjike e një populli të tërë, atij shqiptar, nisi Kalvari, deri në kryqëzim e, me ndihmën e Zotit, deri në ringjallje.
Me rregulltarin skalabrinian shqiptar, Atë Aldo Skoda-Pashkja, profesor i teologjisë pranë Universitetit Papnor ‘Urbaniana’ në Romë, po e kujtojmë sot 53-vjetorin e fjalimit të kësaj date, që hapi shtegun e periudhës së kobshme që përjetoi populli shqiptar...