San Gilberto di Sempringham San Gilberto di Sempringham 

Më 4 shkurt, kalendari kujton Shën Gilbertin, meshtar

Shën Gilberti, themeloi urdhrin murgar të Gilbertinve, që njihen si Fretërit e Bardhë, të cilëve ua imponoi rregulloren e Shën Benediktit, ndërsa kjerikëve atë të Shën Agostinit. La pas shembullin dhe kujtimin e njeriut të shenjtë, që ua dhuroi të gjithë jetën të varfërve.

R.SH. - Vatikan

Shën Gilberti i Sempinghamit, meshtar, lindi në Angli më 1803. Me miratimin e Papa Eugjenit III më 1148 e konfirmuar pastaj nga Papa Adriani IV e Aleksandri III, themeloi urdhrin murgar të Gilbertinve. Murgjve  Gilbertinë ua imponoi rregulloren e një disipline të dyfishtë të jetës murgarë: rregulloren e Shën Benediktit, ndërsa kjerikëve atë të Shën Agostinit. Këta murgjër njihen ndryshe edhe si Fretërit e Bardhë, sepse vishen me zhguna lirit të bardhë e me lëkurë qengjash të së njëjtës ngjyrë.

Gilberti qe epror i përgjithshëm i Urdhrit, i vetmi urdhër rregulltar i themeluar nga një anglez. Gjatë tërës jetës së tij të gjatë, iu përkushtua plotësisht të Zotit dhe të Kishës me shërbimin e tij murgarVijoi t’i drejtonte bijtë e tij shpirtëror rregulltarë derisa u verbua. Vdiq në moshë të shtyrë më 4 shkurt 1189, mase njëqind vjeç, duke lënë pas shembullin dhe kujtimin e njeriut të shenjtë, që ua dhuroi të gjithë jetën të varfërve. 

04 shkurt 2020, 11:45