Kërko

Vatican News
ocandina Settimana di preghiera per l'unità dei cristiani ocandina Settimana di preghiera per l'unità dei cristiani 

Tragjedia e migrantëve në qendër Tetёditёshit tё lutjes për Bashkimin e krishterëve

Nga data 18 deri më 25 janar të krishterët e Kishave dhe të konfesioneve të ndryshme janё tё ftuar të takohen për të njohur më shumë njëri-tjetrin dhe pёr t’iu lutur së bashku Zotit për unitet. Këtë vit, moton e javës së lutjes pёr bashkimin e tё krishterëve: "Na trajtuam me mirësi", e kanё zgjedhur Kishat e Maltës e tё Gozos, tё cilat i kanë përgatitur edhe reflektimet e sugjerimet për kremtimin e kёsaj jave nëpër dioqezat dhe famullit kishtare kudo nё botёs.

R.SH. - Vatikan

Fraza e propozuar nga grupi i punës i Maltës dhe Gozos si temë për Javën e Lutjes për Unitetin e tё Krishterëve 2020, është marrë nga  Libri i Veprave tё Apostujve. Verseti i zgjedhur 28,2 thotё: "Na treguan një njerëzi tё jashtëzakonshme" dhe i referohet mbytjes së anijes, me tё cilёn Pali Apostull udhëtonte për në Romë, nё zinxhirë, nga e cila përmbytje shpëtoi me bashkatdhetarët e tij në bregun maltez. Këtu, banorët i mirëpriten me njerëzi tё gjithё ata qё shpëtuan nga fundosja e anijes, duke u ofruar ngrohje, ushqim dhe strehim për tre muaj.

Stuhia e përballur nga Shёn Pali dhe tё përmbyturit e sotëm

Episodi i anijes së fundosur të Palit Apostull, shkruhet në librin e përgatitur për Javën e Lutjes pёr Bashkimin e tё Krishterëve: "na propozon përsëri dramën e njerëzimit përballë fuqisë së tmerrshme të natyrës”, dhe aftësinë e Palit për t’u ngritur "si një fener i paqes në valët e trazirave", sepse "ai e di se jeta e tij është në duart e Zotit". Analogjia me aktualitet është e qartë: "Sot shumë njerëz - shkruan në libretin e lutjes pёr bashkimin e tё krishterëve  - përballen me të njëjtat rreziqe në të njëjtat det. Të njëjtat vende të përmendura në Librat e Shenjtё karakterizojnë historitë e emigrantëve të sotëm. Në vise të ndryshme të botës, shumë njerëz përballen me udhëtime po aq të rrezikshme, në tokë dhe në det, për t'u shpëtuar fatkeqësive natyrore, luftërave dhe varfërisë. Jetët e tyre janë gjithashtu në mëshirën e forcave të tmerrshme dhe tejet mospërfillëse, jo vetëm natyrore, por edhe politike, ekonomike e njerëzore".

Drama e indiferencës

Të Krishterët e Maltës përmendin shumë forma, përmes të cilave shprehet kjo indiferencë: ajo e "atyre që u shesin njerëzve të dëshpëruar vende të pasigurta nё anije për tё lundruar drejt njё jete mё premtuese; apo ata që vendosin të mos i dërgojnë anijet e shpëtimit; apo ata që refuzojnë anijet e emigrantëve". Tregimi e Veprave të Apostujve, pra, "na sfidon si të krishterë, që së bashku, jemi tё thirrur tё përballemi me krizën e migracionit". "A jemi pjesëmarrës me forcat indiferente apo emigrantët i mirëpresim me njerëzi, duke u bёrё kёshtu dëshmitarë të dashurisë së Zotit ndaj çdo njeriu?" kjo është pyetja që na bëhet, ndërsa kjo javë e lutjes pёr bashkimin e tё krishterëve ripohon se "mikpritja është një virtyt tejet i nevojshëm në udhën e kërkimit tё unitetit ndërmjet të krishterëve".

Propozimi i një teme për çdo ditë të Javës sё Lutjes

Tetë janё temat që ditë pas dite, thellohen gjatë tёrё javës së lutjeve për unitetin e krishterëve: pajtimi, drita, shpresa, besimi, forca, mikpritja, konvertimi dhe bujaria. Janё, qё tё gjitha, hapa që, duke filluar me faljen e ndërsjellët, i ndihmojnë të krishterët të bëhen dëshmitarë më të besueshëm të dritës së Krishtit, dhe më të aftë për tё bёrё gjeste solidariteti ndaj mё nevojtarëve e ndaj atyre që janё tё mbramёt e shoqërisë.

Ndonëse shumica e popullsisë sё Maltës dhe Gozos është katolike, nё mesin e banorëve tё kёtyre dy ishujve ka gjithashtu edhe një numër të rëndësishëm traditash të tjera tё krishtera, kështu që, ekumenizmi, nё kёto vende nuk është një përvojë e re, madje, takimet e para ekumenike filluan pikërisht këtu që nga vitet 1960.  Sot, Christians Together, qё ёshtё Këshilli Ekumenik i Maltës, themeluar në vitin 1995 nga jezuiti Maurice Eminyan, përfshin përfaqësues të Kishave të ndryshme që takohen çdo dy muaj për të diskutuar çështje ekumenike dhe pёr të organizuar takime dialogu dhe lutjeje në një frymë të madhe bashkëpunimi, si dhe aktivitete të ndryshme, në mbështetje të tё moshuarve, të sëmurëve dhe të emigrantëve.

Libri për Javën e lutjes për bashkimin e krishterëve, përgatitur nga Grupi ekumenik maltez dhe udhëhequr nga monsinjor Hektor Scerri, është miratuar nga Komisioni Ndërkombëtar i përbërë nga përfaqësues të Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të  tё krishterëve dhe Këshillit botëror tё Kishave.

18 janar 2020, 13:06