Kërko

Jezusi i fton peshkatarët ta ndjekin Jezusi i fton peshkatarët ta ndjekin 

Të meditojmë me Ungjillin e së dielës III të vitit liturgjik 'A'

Në Ungjillin e Mateut, të dielës së III të kohës së zakonshme a gjatë vitit kishtar dhe në të Dielën I të Fjalës së Zotit, themeluar nga Papa Françesku, tregohet se Jezusi shkoi në Kafarnaum, që të përmbushej ç’kishte thënë profeti Isaia. Ja pjesa ungjillore, marrë nga kapitulli 4,12-17:

R. SH. - Vatikan

Në Ungjillin e Mateut, të dielës së III të kohës së zakonshme a gjatë vitit kishtar, tregohet se Jezusi shkoi në Kafarnaum, që të përmbushej ç’kishte thënë profeti Isaia. Ja pjesa ungjillore, marrë nga kapitulli 4,12-17:

13 [Jezusi] e la Nazaretin e shkoi e u vendos me banesë në Kafarnaum, qytet bregdetar…, 14 që të shkonte në vend fjala që tha Isaia profet:…16 ‘populli që gjendej në errësirë, pa një dritë të madhe…’ 18 Ndërsa Jezusi po ecte përngjat Detit të Galilesë, pa dy vëllezër - Simonin që quhet Pjetër dhe Andreun, të vëllanë e tij, duke hedhur rrjetën në det: ishin peshkatarë. 19 E u tha: ‘Ejani mbas meje e unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish!’ 20 Ata menjëherë lanë rrjetat e shkuan pas tij. 21 Duke vazhduar rrugën më tej, pa dy vëllezër të tjerë, Jakobin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, …dhe i thirri. 22 Ata, aty për aty, lanë lundrën dhe babën e shkuan pas tij. 23 Jezusi shkonte prej një vendi në një vend tjetër nëpër mbarë Galilenë, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar Ungjillin e Mbretërisë e duke shëruar në popull çdo sëmundje e çdo pamundësi”.

Të lutemi së bashku:

O Zot, Jezu Krisht, erdhi çasti

për të përmbushur misionin,

që ta besoi Ati Qiellor.

Ti pra, kërkon bashkëpunëtorë

që ndajnë me ty lodhjen

e një detyre të jashtëzakonshme e vendimtare.

Por, nuk shkon t’i kërkosh

ndër njerëzit e mësuar të Ligjit,

as ndër pinjojtë e familjeve fisnike

e as ndër njerëzit e veprimit

të mësuar të komandojnë e të tregojnë muskujt.

Peshkatarëve u drejtohesh:

njerëz, që e njohin mirë

liqenin dhe rrymat e tij,

njerëz që marrin vesh

nga barkat e nga erërat,

nga peshqit e nga rrjetat.

Asgjë s’i bën të aftë

për përgjegjësinë, që do t’u japësh,

ka rëndësi vetëm besimi

që do të kenë në Ty e në Fjalën Tënde,

gatishmëria që Ti t’i ndryshosh,

t’i shndërrosh nga thellësitë e zemrës

deri sa të bëhen peshkatarë njerëzish.

Po, po! Do t’i nxjerrin njerëzit

nga ujrat e pabesa, ku

ka rrezik të mbyten,

do t’i shkëpusin nga vorbulla e vdekjes,

nga forcat e errta, që zhysin në llum

e fshijnë çdo liri.

Me forcën e Ungjillit

do t’i bëjnë ata, që besojnë në Ty,

të provojnë gëzimin e shëlbimit.

25 janar 2020, 10:22