Kërko

f---Copia.jpg

Të meditojmë me Ungjillin e së dielës II të vitit liturgjik 'A'

Në Ungjillin e kësaj së diele II të kohës së zakonshme të vitit liturgjik A, shën Gjon Pagëzuesi e quan Jezusin “Qengji i Hyjit, ai që shlyen mëkatet e botës”. Fillon e përvijohet kështu, udha e shëlbimit të gjithë njerëzve. Ja pjesa ungjillore, marrë nga kapitulli I i Ungjillit sipas Gjonit:

R.SH. - Vatikan

Në Ungjillin (Gjn 1,29-34) e kësaj së diele II të kohës së zakonshme të vitit liturgjik 'A', shën Gjon Pagëzuesi e quan Jezusin “Qengji i Hyjit, ai që shlyen mëkatet e botës”. 

29 Të nesërmen Gjoni e pa Jezusin duke ardhur kah ai e tha: ‘Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mëkatin botës!’… 32 Gjoni dëshmoi edhe: ‘E pashë Shpirtin Shenjt kah zbriti prej qiellit porsi pëllumb dhe zuri vend mbi të. 33 Unë nuk e njihja atë, porse Ai që më dërgoi të pagëzoj me ujë, Ai edhe më tha: ‘Në atë që të shohësh se zbret Shpirti Shenjt dhe zë vend në të, ai është që pagëzon me Shpirtin Shenjt.’ 34 Unë e pashë dhe dëshmoj: Ky është Biri i Hyjit”.

Të lutemi së bashku:

O Zot Jezu Krisht, Gjon Pagëzuesi

sheh në Ty Qengjin,

që i pafajshëm e i bindur,

vjen të marrë mbi vete

mëkatin e botës.

Ne e dimë: këto fjalë

do të bëhen realitet kur

Ti do ta pranosh furinë

e dhunës dhe të keqdashjes

e do të japësh jetën që

t’i vihet fre një herë e përgjithmonë

pushtetit të së keqes e të vdekjes.

 

O Zot Jezu Krisht, Gjon Pagëzuesi

pohon se Ti vjen tek ne

me forcën e Shpirtit Shenjt.

Ne e dimë: mbaroi pritja,

tani Zoti vepron përmes Teje

dhe e shndërron jetën e njerëzve.

Ti jep zemër e ngushëllon, shëron e çliron

që njerëzit të rigjejnë

shpresën e gëzimin.

Ti kumton një Ungjill, një Lajm të Mirë,

i destinuar të sjellë dritë e paqe.

 

O Zot Jezu Krisht, Gjon Pagëzuesi

jep dëshmi për Ty

e rrëfen se Ti je Biri i Hyjit.

Jo një profet i çfarëdoshëm,

jo vetëm njeri i Zotit,

por dikush, që është i lidhur

në mënyrë unike e të thellë

me Atin Qiellor, me misterin e Tij të dashurisë,

je Ti i vetmi, që mund t’i zbulosh botës

fytyrën e Zotit dhe planin hyjnor të shëlbimit.

18 janar 2020, 09:21