Kërko

 Radio Maria in Kosovo Radio Maria in Kosovo  

Shtatë vjetori i Radio Marisë në Kosovë, një zë në shërbim të të gjithëve

Lutje, reflektime shpirtërore, kulturore, historike e shoqërore që synojnë përforcimin e vlerave dhe bashkëjetesën ndërnjerëzore e ndërfetare në vend. Ky misioni i Radio Marisë në Kosovë. “Një zë i krishterë në shtëpinë tuaj”.

R.SH. - Vatikan

Drejtori i Radio Marisë në Kosovë, meshtari dom Shtjefën Dodes kujton shtatë vjetorin e themelimit të kësaj radioje, e cila që në fillim, mbështetët në lutjet që besimtarët i lartojnë Zotit, duke kërkuar Ndihmën dhe Mëshirën e Tij Hyjnore, dhuratën e paqes, të mirëkuptimit, pajtimit e për të mirën e mbarë shoqërisë, a më mirë të themi, të familjes njerëzore. Lutje e reflektime shpirtërore, kulturore, historike e shoqërore që synojnë përforcimin e vlerave dhe bashkëjetesën ndërnjerëzore e ndërfetare në vend.

Radio Maria është një stacion radiofonik katolik i lutjes, ungjillëzimit dhe promovimit njerëzor. Misioni  që ka është të kumtojë kthimin e njerëzve tek Zoti, përforcimin e besimit të të gjithë njerëzve në Jezu Krishtin dhe shëlbimin e shpirtrave.

Një përvjetor jo shumë i madh në vite, por tejet domethënës për shërbimin që ua ofron besimtarëve katolikë, po edhe të gjithë njerëzve vullnet mirë. Një mision ky për të cilin, dom Shtjefën Dodes së bashku me stafin e radio Marisë në Kosovës e shumë bashkëpunëtorë e vullnetarë, janë të bindur se ka nevojë shoqëria kosovare. 

Me Drejtorin e, dom Shtjefën Dodes, të njihemi nga afër me ‘Radio Maria Kosovë’ dhe misionin e saj...

Me Drejtorin e, dom Shtjefën Dodes, të njihemi nga afër me ‘Radio Maria Kosovë’ dhe misionin e saj
28 janar 2020, 14:21