Kërko

ognissanti ognissanti 

Shenjtorët e javës 26 janar – 2 shkurt

Kisha katolike kremton tё Dielën e 3-tё gjatё vitit liturgjik, e gjithnjë më 26 janar, kalendari kishtar përkujton shën Timoteun e shën Titin, ipeshkvij, nxënës të shën Palit si dhe shën Paolën, matronë romake.

R.SH. - Vatikan

E diel 26 janar, Kisha katolike kremton tё Dielën e 3-tё gjatё vitit liturgjike gjithnjë më 26 janar, kalendari kishtar përkujton shën Timoteun e shën Titin, ipeshkvij, nxënës të shën Palit si dhe shën Paolën, matronë romake. Pjesa e Ungjillit të Dielës së 3-të gjatë vitit liturgjik, na tregon fillimin e predikimit të Jezusit në Galile. Ungjilli nga Mateu (Mt 4,12-23-) na paraqet Jezusin si dritën e popujve, që predikon konvertimin, ndërsa përshkon Galilenë. Aty, i thërret dishepujt e parë, Simonin e Andreun, Jakobin e Gjonin për t’i bërë peshkatarë njerëzisht e për të ndërtuar mbretërinë e Zotin.

Tё hёnёn mё 27 janar, kalendari përkujton Shën Angela Meriçin, virgjër, themeluese e Orsolineve si dhe shën Vitalianin, papë. Këtë datë bie Dita e përkujtimit të Shoahut. Në liturgjinë e ditës, Jezusi u kujton apustujve të vet se duhet të jenë gjithnjë shërbëtorë të përvuajtur të njerëzve.

Tё martën mё 28 janar, kalendari përkujton Shën Tomës së Akuinit, meshtar dominikan, doktor i Kishës, pajtor i shkollave katolike. Liturgjia e ditës na nxit të meditojmë për revolucionin fetar që solli Jezu Krishti, i cili u kujtoi njerëzve se pastërtia fizike nuk duhet ngatërruar me pastërtinë fetare, që është pastërti e shpirtit. Është zemra ajo që duhet pastruar - vijon të na porositë Krishti.

Të mërkurën mё 29 janar, kalendari kishtar përkujton Shën Kostancin, ipeshkëv i Perugjës e Shenjtorët Papia e Mauri, ushtarë martirë. Liturgjia e ditës na kujton se Krishti kërkon edhe shëlbimin e paganëve e se ai ngadhënjen mbi vdekjen e mbi të gjithë shpirtrat e ndyrë. Ngjallja e Jezusit hapi rrugën për t’ia predikuar Ungjillin mbarë njerëzimit.

Të enjten me 30 janar, kalendari kishtar pёrkujton festën e Shën Martinës, martire. Liturgjia e ditës na kujton se fuqia që del nga Jezusi shëron e jep jetë. Kush është me të, kush e prek, kush e takon dhe e mikpret, fiton nga Zoti jetën e pasosur.

Të premten mё 31 janar, kalendari kalendari kishtar përkujton Shën Gjon Boskon, meshtar e themelues i Salezianëve, atë e mësues i të rinjve. Liturgjia e ditës na kujton se na kujton se edhe njerëzit e kohëve tona shkandullohen e çuditen për Jezusin: e për ta pranuar, duhet parë me sytë e fesë e të dashurisë, që na mësojnë se Krishti është Biri i Zotit e se prandaj vetëm kush beson në Të, e percepton të renë që Ai e Fjala e Tij Ungjillore sjell ndërmjet njerëzve.

Tё shtunën mё 1 shkurt, kalendari kishtar përkujton Shёn Brigjidën, abateshë në Irlandë dhe shën Ludovikën Alberoni, vejush romake. Liturgjia e ditës na kujton se Dymbëdhjetë Apostujt, të thirrur nga Jezusi, nisin misionin e shëlbimit: predikojnë pendesën dhe mbretërinë e Hyjit, pastrojnë zemrat njerëzore nga e keqja, kujdesen për ata që vuajnë. Janë të dërguar për të dëshmuar jetën, duke u bërë shembull e model për të krishterët e të gjitha kohërave.

Tё dielën e ardhshme mё 2 shkurtKisha katolike kremton festën e Paraqitjes së Krishtit në tempull, që ndër shqiptarë njihet edhe si festa e Zojës së qirave, gjithnjё mё 2 shkurt kalendari kishtar kremton. Liturgjia e kësaj feste na çon në skenën biblike ku, të mbyllur brenda mureve të Tempullit, Simeoni e Ana, sipas Ligjit fetar të popullit Hebre, presin dritën dhe shpëtimin. Por Jezusi nuk do të kufizohet brenda mureve. Zoti do të përshkojë udhët e botës për të shpëtuar mbarë njerëzimin.

26 janar 2020, 09:42