Kërko

Tutti Santi Tutti Santi  

Shenjtorët e javës 19 - 26 janar

Ungjilli i kësaj së diele nga Gjoni (1,29-34) na tregon dëshminë e Gjon Pagëzuesit, im cili na fton ta njohim në Jezusin Qengjin e Zotit, që i heq mëkatin botës, sepse e merr mbi vete. Gjon Pagëzuesi na fton të vështrojmë Qengjin e Hyjit ashtu si na fton edhe nxënësi i dashur ta drejtojmë shikim e vështrimin tonë drejt “Atij që e shporuan”. Vetëm te këmbët e kryqit do të kujtojmë se në çfarë kuptimi Jezusi është qengji i vërtetë i flijuar që na liron nga mëkati.

R.SH. - Vatikan

E Diel 19 janar, Kisha katolike kremton të dielën e Dytë gjatë vitit kishtar, ciklit të parë,  e gjithnjë më 19 janar, kalendari përkujton shën Gjermanikun, martir i Filadelfies, Shën Gjonin ipeshkëv të Ravenës, Shenjtorët Mario, Marta, Audifaci e Abaku martirë.

Ungjilli i kësaj së diele nga Gjoni (1,29-34) na tregon  dëshminë e Gjon Pagëzuesit, im cili na fton ta njohim në Jezusin Qengjin e Zotit, që i heq mëkatin botës, sepse e merr mbi vete. Gjon Pagëzuesi na fton të vështrojmë Qengjin e Hyjit ashtu si na fton edhe nxënësi i dashur ta drejtojmë shikim e vështrimin tonë drejt “Atij që e shporuan”. Vetëm te këmbët e kryqit do të kujtojmë se në çfarë kuptimi Jezusi është qengji i vërtetë i flijuar që na liron nga mëkati.

Të hënën më 20 janar, kalendari Kishtar përkujton shën Fabianin, papë e martir e shën Sebastianin, martir.

Të martën 21 janar, kalendari përkujton Shën Anjezen, virgjër e martire.

Të mërkurën më 22 janar, kalendari përkujton shën Vinçencin, diakon spanjoll e martir, shën Vinçenc Palotin, meshtar, themelues i Shoqërisë së Apostullimit Katolik dhe shën Anastasin, murg e martir.

Të enjten më 23 janar, kalendari përkujton shën Emerencianen, martire romake e shën Hildefonsin, ipeshkëv i Toledos.
 
Të premten më 24 janar, kalendari kishtar përkujton shën Françeskun Sales, ipeshkëv i Gjenevës e doktor i Kishës, themelues i Urdhrit të Vizitacionit, pajtor i shtypit katolik.

Tё shtunën mё 25 janar, kalendarit kremton festёn e Kthimit të Shën Palit Apostull, ungjillëzuesit tё popullit shqiptar e të shumë popujve tjerë.

Tё dielën e ardhshme mё 26 janar, Kisha katolike do të kremtojë Dielën e Tretë gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 26 janar, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Timoteun e Titin, dishepujt të shën Palit e ipeshkvij.

19 janar 2020, 15:30