Kërko

L'esodo degli albanese dal Kosovo nel 1999 (redazione albanese) L'esodo degli albanese dal Kosovo nel 1999 (redazione albanese) 

Kisha katolike e Kosovës falënderon Shqipërinë pёr pritjen bujare mё 1999

Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë shënoi 20-vjetorin e pritjes vëllazërore të të dëbuarve nga lufta vitit 1999, kur rreth një milion shqiptarë, qytetarë tё Kosovës, u pritjen në Shqipëri me bujari vëllazërore. Pёr kёtё, tё shtunën e kaluar, 18 janar, u mbajt njё Akademi solemne.

R.SH. - Vatikan

Mirënjohje për pritjen e përzemërt të të dëbuarve gjatë luftёs sё vitit 1999. Kёshtu, Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë shënoi 20-vjetorin e pritjes vëllazërore të Shqipërisë, kur, gjatë luftës së vitit 1999, rreth një milion shqiptarë, qytetarë tё Kosovës, u dëbuan dhunshëm nga vatrat e tyre.

Nuk mund të harrohet ajo kohё e ngarkuar me dhunë, me vdekje, me vuajtje të patregueshme të një mori njerëzish të pafajshëm, qytetarё tё dёbuar nga vatrat e tyre, persona që u detyruan të largohen nga atdheu, burra, tё moshuar, gra e fëmijë pa strehë mbi kokë, pa bukë e pa mbrojtje. Jetonin në kushte kritike, në një atmosferë ankthi, frike, e edhe dëshpërimi, për shkak të vështirësive shkaktuar nga lufta dhe të pasigurisë për të ardhmen.

Por, pastaj, nuk munguan edhe gjestet e shumta tё mirësisë, dashurisë, solidaritetit, pritjes e strehimit, që karakterizuan ditët e atij viti tё tmerrshëm e të paharrueshëm. Këto shenja vëllazërimi e dashurie nuk mund e as nuk duhet të lihen në harresë nga koha.

Kështu, Kisha katolike në Kosovës u shpreh njё falënderim me gjithë zemër atyre, që i mirëpriten, me bujari e përzemërsi, tё dëbuarit e luftës së vitit 1999. E  akoma, kërkon të përforcohet pёrherё e më shumë paqja, të shërohen plagët që shkaktoi lufta, duke lënë la pas vetëm dhunë, vdekje e gërmadha. Për të qenë vërtet solidarë, duhen zhdukur shkaqet e urrejtjes dhe përforcuar vlerat autentike të një shoqërie vërtet demokratike.

Për tё kujtuar bujarinë vëllazërore shqiptare, Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё, organizoi tё shtunën e kaluar,  18 janar, njё Akademi apo takim solemn, nё tё cilin morën pjesë autoritete tё larta shtetërore e fetare tё Shqipërisë e Kosovës, njerëz të kulturës dhe shumë besimtarë e qytetarë. Po mё hollёsisht nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt...

Nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt...
20 janar 2020, 21:47